Dikur në fëmijëri, edhe pse nuk e njihte betimin e Hipokratit, me doçkat e saj të vogla sillej si një mjeke, duke u kujdesur për shoqet në ndihmë të shëndetit. Sot, loja e djeshme është shndërruar në një profesion, duke iu kthyer buzëqeshjen pacientëve realë të saj. E rritur në një familje ku ka gjetur mbështetjen dhe motivimin për t’u bërë mjeke, Dr.Kamila Deliu arriti të shkëlqejë në studimet për stomatologji. Me rezultatet të shkëlqyera nga Shqipëria, ajo fitoi bursë për të ndjekur studimet e larta në Riga të Letonisë, ku u diplomua si mjeke stomatologe.
Natyrisht që kualifikimi nuk mbaroi këtu. Ambiciet në profesion dhe profesionalizmi i shprehur e bënë të ndjekë specializime të mëtejshme në Itali dhe Suedi për estetikë dentare dhe faciale, si dhe së fundi në U.K të Murcias të Spanjës për Implantologji. E lidhur ngushtë me vendlindjen, kontributin e saj ajo e sjell në Shqipëri, pikërisht në Tiranë, në studion Dentalis by KD.
Për Dr.Kamilën, stomatologjia është një nga profesionet më të vështira, por falë ndryshimit të sistemeve të trajtimit dhe teknologjive të reja gjithçka është në favor të buzëqeshjeve të merituara. Rëndësi sipas saj ka dhe paralelizmi me dermoestetikën, ku falë një ndërhyrjeje pa operacion kirurgjikal, mund t’i japësh fund shenjave të plakjes, rikthimit të vëllimit të humbur të fytyrës. Procedurat që zbatohen janë: Mezoterapia; Botoksi dhe Injektimet. Për këto shërbime, ajo ka mbaruar një specializim në Itali me Dr. Ezio Costa, pionier i mjekësisë estetike në Itali, kryetar i Urdhrit të Stomatologëve atje.
INTERVISTA
Si e gjeni veten të pozicionuar dhe rëndësia e shëndetit oral për të gjitha moshat?
Industria e turizmit dentar në Evropë po rritet me shpejtësi, me Shqipërinë që është një destinacion i kërkuar që ofron kombinimin perfekt të komoditetit dhe çmime të përballueshme për një pushim ideal dentar. Pacientët që zgjedhin turizmin dentar në Dentalis, për kujdesin e tyre dentar mund të kursejnë deri në 70% në procedurat e tyre dentare, krahasuar me çmimet në vendet e tjera. Në Denta lis ofrojmë plane pagese fleksibël dhe mundësi financimi, për të ndihmuar pacientët të përballojnë kujdesin dentar që u nevojitet. Ekipi i klinikës punon ngushtë me pacientët për të krijuar plane trajtimi të personalizuara. Shëndeti oral është i rëndësishëm, pasi dhëmbët dhe mishrat e pashëndetshme ndikojnë jo vetëm në shëndetin e gojës, por edhe në shëndetin e organeve të tjera në trupin e njeriut. Njerëzit me dhëmbë të sëmurë rrezikohen edhe nga sëmundje të tjera. Në veçanti, artriti reumatoid, sëmundjet e veshkave dhe infeksionet e valvuleve të zemrës lidhen drejtpërdrejt me shëndetin oral. Ne, si klinikë i kushtojmë rëndësi të madhe stomatologjisë preventive. Rregullisht ofrojmë trajnime për shëndetin dentar në kopshte dhe shkolla fillore pasi kujdesi për dhëmbët duhet të mësohet nga mosha e re.
Profesionalizmi mbështetet fort edhe nga teknologjia e përparuar. Është kjo armë e fortë e Dentalis?
Ekipi i Dentalis përbëhet nga stomatologë profesionistë, të diplomuar në universitetet më prestigjioze të Europës. Në klinikën tonë përdorimi i pajisjeve teknologjike është i standardeve botërore. Arkitektura e klinikës përmban dhomën e veçantë të sterilizimit dhe studion e fotografimit. Përdorim materialet më cilësore botërore. Sistemi i rezervimit të takimeve në Dentalis, softueri i posaçëm për përcjelljen e shëndetit oral të pacientëve tanë, sistemi digjital i radiografisë dhe më e rëndësishmja, ofrimi i të gjitha këtyre shërbimeve nën një kulm na bën të jemi në një hap me botën.
Çfarë realizohet në kabinetin Dentalis by KD?
Në klinikën tonë ofrojmë të gjitha shërbimet e trajtimit që lidhen me shëndetin dentar dhe oral:
- Stomatologji estetike dentare & faciale
- Kirurgji orale, të dhëmbëve dhe nofullës
- Implantologji
- Endodoncia (trajtimi i kanalit dhe mbushjet estetike)
- Pedodontria (stomatologji e fëmijëve)
- Protezat
- Ortodoncia (korrigjimi i dhëmbëve)
Ndërsa unë merrem më së shumti me restaurimet estetike dhe trajtimet kirurgjikale. Realizoj fotografitë profesionale të pacientëve tanë dhe në mjedisin kompjuterik i krijoj dhëmbët më të përshtatshëm dhe më estetikë dhe i transferoj ato në gojën e pacientit me sistem lëvizës 3D dhe pacienti mund ta shohë gjendjen përfundimtare pa filluar trajtimin.
Implantologjia është kryefjalë e kohës. Pse arrijmë deri këtu?
Implantologjia është një disiplinë që studiohet prej 50 vitesh dhe paraqet një kuotë suksesi shumë të lartë (95-98%) dhe futet kështu në fashat e stomatologjisë me inovative dhe më të pëlqyeshme nga pacientët kryesisht për arsye funksionale. Në rastet e mungesës së një ose më pak dhëmbëve sugjerohet aplikimi i implanteve në mënyrë që të ruhen dhëmbët kufizues. Nëse në atë hapësirë do të vendosej një urë, do të duhej të konsumoheshin dy dhëmbët kufizues ku do të mbështetej ura. Në rastin e vendosjes së implantit kjo gjë evitohet duke ruajtur kështu dy dhëmbë të shëndetshëm. Në rastet e një nofulle pa dhëmbë, nëpërmjet vendosjes së gjashtë implanteve “all in 6” mundësohet montimi i një ure mbi implante e cila ka rezultate të kënaqshme estetike e kryesisht funksionale. Implantet kanë gjithashtu si avantazh ruajtjen e masës kockore. Në një seksion pa dhëmbë të nofullës, sasia kockore bie çdo vit me nga një milimetër. Vendosja e implanteve e pengon këtë proçes. Implantet mundësojnë një fiksim të mirë të protezës madje mbi një numër të caktuar implantesh është e mundur të vendosen ura të cilat i ngjasojnë shumë për nga funksioni dhëmbëve natyral të pacientit duke rritur kështu ndjeshëm cilësinë e jetesës.
Një rëndësi duhet t’i japim dhe shtrembërimit të dhëmbëve tek fëmijët…
Ushqimet e përpunuara dhe mënyra sesi po i ushqejmë fëmijët po u dëmton jo vetëm dhëmbët, por ka nisur t’u krijojë atyre shtrembërime të nofullave. Kujdesi që fëmijët të kenë kafshim normal duhet të nisë që kur janë bebe, duke i mësuar ata të kafshojnë ushqime të forta, e kjo duhet të vazhdojë. Sugjerohet që fëmija është më mirë të hajë një frut, sesa të pijë lëngun e tij. Moskoordinimi mes dhëmbëve dhe nofullave ka mundësi të çojë edhe në devijime të nofullave, që janë më problematike për një zhvillim joestetik. Bazuar në udhëzimet e Akademisë Europiane të Stomatologjisë dhe Akademisë Ndërkombëtare të Stomatologjisë, fëmijët vizitën e tyre të parë duhet ta kryejnë porsa mbushin 1-vjeç. Është e rëndësishme të ndjekësh një diagnozë të hershme të anomalive të dhëmbëve permanent dhe të kontrollosh hapësirat e harkatave dentare, duke patur parasysh që dhëmbët e qumështit jo vetëm kanë funksion të kafshojnë, por shërbejnë edhe si “ruajtës” të hapësirave dhe ndjekin rritjen e dentaturës së përhershme.
Këshilla kryesore për higjienën orale nga Ju si mjeke?
Për një buzëqeshje më të ëmbël dhe shëndet oral ju nevojitet pak punë e shumë kujdes. Shtoni qumësht në kafen dhe çajin tuaj për të dobësuar aciditetin e tij dhe më shumë djathë në ushqimet me salcë domateje. Kazeina, një proteinë e përmbajtur në qumësht, zvogëlon veçanërisht njollën e dhëmbëve. Ananasi është ushqimi i vetëm që përmban bromelainë, i shkëlqyer në mbrojtjen e smaltit dhe njollat degraduese në dhëmbë. Gjithashtu zvogëlon dhimbjen dhe ënjtjen e mishrave të dhëmbëve për shkak të vetive të tij anti-inflamatore.
Publikuar Revista Psikologjia Maj 2024
Rruga “Muhamet Gjollesha”; hyrja 1; Kati 5; apartamenti 14; tek “Ring Center Tirana”
+355 69 789 0672
Facebook dhe Instagram dentalis.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.