*Dr. Meri Papajani Neurologe Klinika Vera-VIRHOV
Çrregullimet e kujtesës, gjumit, ekuilibrit, humorit e sjelljes janë disa nga shenjat e sëmundjeve neurodegjenerative të cilat vijnë si rezultat i Plakjes së Trurit, një proçes i pashmangshëm por që mund të ngadalësohet e të kontrollohet nëse kërkojmë ndihmën e duhur e në momentin e duhur!
Ka shumë faktorë që ndikojnë në plakjen e trurit dhe numri i pacientëve me këto probleme është gjithnjë e në rritje. Demencat apo ajo që në termin më popullor njihet me emrin Sklerozë është një nga sëmundjet neurodegjenerative më problematike e me numër gjithnjë e në rritje në shekullin tonë. Këto sëmundje neurodegjenerative janë një grup i madh patologjish të cilat kanë ardhur gjithnjë e në rritje në dekadat e fundit, ndaj studimet e faktorëve të mundshëm parashikues në zhvillimin e tyre do të luajnë një rol të veçantë në të ardhmen.
Sëmundjet neurodegjenerative në bazë të të dhënave të mbledhura nga studime të ndryshme referohet të kenë prekur mbi 50 milionë njerëz në mbarë botën. Këto patologji dëmtojnë e shkatërrojnë gradualisht pjesë të sistemit nervor e veçanërisht trurin.
Proçesi i degjenerimit neuronal fillon shumë më parë nga manifestimet e para klinike. Ndaj zbulimi i faktorëve që sjellin fillimin e këtij shkatërrimi neuronal ka një vlerë të veçantë. Frenimi i tyre në kohë, shmangia e trajtimi i hershëm i këtyre shkaqeve do të ndikonte në ngadalësimin e zhvillimit të këtij grupi patologjish. Patologjitë neurodegjenerative fillojnë të manifestohen kryesisht pas moshës 60-65 vjeç.
Duke u bazur në të dhënat e OBSH parashikohet se në 30 vitet e ardhshme numri i personave të prekur mbi 65 vjeç do të dyfishohet, çka nënkupton se do të rritet dhe numri i pacientëve me këto diagnoza. Duke ditur se etiologjia e tyre është multifaktoriale, ka rol diagnostikimi i hershëm dhe mirë menaxhimi klinik në arritjen e rezultateve pozitive për një cilësi jetese sa më të mirë e një invalidizim sa më të vonshëm të këtij grupi pacientësh.
Karakteristikat e tyre:
– Zhvillohen duke u rënduar gradualisht,
-Disa kanë predispozitë gjenetike,
– Karakterizohen nga zëvendësimi i neuroneve me glioza në disa zona të trurit,
– Disa forma zhvillohen në mënyrë simetrike. Sëmundja e Alzheimerit është një sëmundje e pashërueshme dhe progresive e trurit që dëmton ngadalë kujtesën dhe aftësinë e të menduarit.
Edhe pse me kalimin e moshës rritet rreziku për t’u prekur prej saj, në shumicën e pacientëve shenjat e para fillojnë pas moshës 60 vjeç. Sëmundja e Alzheimerit nuk është pjesë e plakjes normale. Ajo shkaktohet nga një sëmundje fatale që prek trurin.
Truri ka miliona qeliza nervore të cilat quhen neurone. Që truri të funksionojë normalisht, neuronet duhet të ndërveprojnë me njëri-tjetrin, të rregullojnë metabolizmin, dhe të rigjenerojnë vetveten. Por ajo që ndodh në këto sëmundje është prania e pllakave të beta-amyloidit, të cilat janë depozitime proteinash dhe materialesh qelizore dhe që akumulohen përreth neuroneve ose nga prania depozitimeve neurofibrillare, që janë fibra me strukturë të përdredhur që krijohen brenda qelizës nervore duke dëmtuar funksionimin normal të tyre. Këto ndryshime ndodhin fillimisht në korteks e më pas përfshijnë dhe hipokampusin. Zonat e prekura hollohen si pasojë e vdekjes së qelizave.
Ndryshimet fillojnë 10-20 vjet para shfaqie së simptomave. Humbja e kujtesës është një nga shenjat e para. Zhvillimi ndodh kur ndërthuren faktorët gjenetikë, ambientalë dhe mënyra e jetesës, të cilat nxisin fillimin e proçesit degjenerativ. Barnat që përdoren në trajtimin e simptomave të lehta dhe të moderuara janë të ndryshme e përshkruhen në bazë të stadit në të cilin paraqitet pacienti si dhe në bazë të sëmundjeve e mjekimeve bashkëshoqëruese që mund të ketë ai. Këto barna ndihmojnë në përmirësimin e disa aktiviteteve të përditshme të pacientëve për një ose më shumë vite, por nuk mund të ndalojnë ecurinë progresive të sëmundjes.
Ajo çka vetë pacientët kanë në dorë është stili i jetesës (regjimi ushqimor, aktiviteti fizik, cilësia e gjumit, mjekimi i rregullt i sëmundjeve kronike e stabilizimi i peshës trupore) dhe ndjekja e rekomandimeve të marra nga mjekët. Një rol të veçantë për ta luajnë dhe ushtrimet e mendjes dhe aplikimi i lojrave logjike të tilla si: shahu, lojërat me letra, puzzle, sudoku, fjalëkryqet etj…
Konsultat për këto patologji e sëmundje të tjera neurologjike, monitorimi i rregullt e vlerësimi nëpërmjet testeve të thjeshta konjitive mundësohet në mënyrën më të mirë e korrekte në Klinikën Vera-Virhov nën kujdesin e mjekes neurologe Dr.Meri Papajani.
Plakja e trurit është një proçes i pashmangshëm por që mund të ngadalësohet e të kontrollohet nëse kërkojmë ndihmën e duhur e në momentin e duhur!
Adresa:
KLINIKA VERA-VIRHOV
RRUGA ISLAM ALLA TIRANË
TEL: 068 60 64 320
04 -222 6441
+355 68 203 1903
EMAIL: [email protected]
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.