“Keol Dent” u ndërtua me kujdes si një krijesë që me gjithë brishtësinë, do të mëtonte rritjen e saj. 12 vjet më parë ky emër ishte menduar të kishte një gjini, por befas, mori një rrjedhë edhe më trashëguese, duke i bërë bashkë qëllimet. Diku në një ambient prej 30m2, afër zemrës së kryeqytetit, Keol Dent ishte dëshmi e një pune të vazhdueshme dhe një ambicieje që rritej profesionalisht. Kërkesat dhe shtimi i niveleve të shërbimit nxiste nevojën për një hapësirë edhe më të madhe për të plotësuar të gjithë skemën e një qendre multifunksionare dentare.
Sot “Keol Dent” është një zë i fuqishëm prej dëshmive të panumërta të pacientëve që ndiqen nga kjo qendër. Tanimë me një sipërfaqe 20 herë më të madhe, – pra 600m2, – ajo është një klinikë dentare ekselence, në plotësi të shërbimeve që nga kirurgjitë e thjeshta tek ato implantive, nga protetika tek ortodoncitë, nga laboratorët dhe grafitë e teknologjive të fundit, tek estetika e mirëfilltë dentare dhe dermale.
Keol Dent ndodhet në një zonë tërheqëse të Tiranës, pikërisht në ballkonin e bukur në hyrje të Freskut. Tanimë me një drejtim krejt të afërt për shkak të hapjes së rrugës së re, që bashkon fare pranë qendrën e kryeqytetit me Dajtin. Vetëm disa metra pas këtij aksi rrugor, në të majtë, tabela Keol Dent është orientimi i duhur për t’i besuar përvojës së kësaj klinike. Oltiona Shushi, CEO e Keol Dent dhe kirurge gjithashtu, na rrëfen për këtë angazhim profesional, fryt i të cilit janë pafund raste pacientësh të lumtur që kanë dalë nga kjo klinikë. Bashkudhëtar dhe mbështetësi kryesor në profesion është njeriu i jetës së saj, Skerdi Shushi, për të cilin shpreh mirënjohjen për rritjen e skajshme që ka ndikuar në krijesën e tyre, “Keol Dent”.
Dr. Oltiona Shushi, kirurge, Ceo e Keoldent
Korrik 2010 ka përfunduar studimet, Diploma e Integruar e Nivelit të Dytë në Stomatologji
2019 ka përfunduar studimet për “Kirurgji Orale”
Nëntor 2019 “Theory and practice of the fillers training”
Korrik 2020 “Implantologjia Dentare Monofazike formim kualifikues për protokollin M.I.T”
Maj 2021 “Kirurgji Piezo elektrike dhe aplikim klinike”
Dhjetor 2021 “Formim intensive professional për faseta direkte dhe indirekte”
Maj 2023 “Training on invisibile orthodontics, the protocoll to exelent”
Dhjetor 2023 “Gli impianti uxtaossei” Brescia
2023-2024 “Implantologjia Orale Instituti Stomatologjis Toscano”
Mars 2024 “Succesful ceramic veneers” Instambul
Mars 2023 “ Tads and their clinical aplications”
Intervista
Cila ka qenë sfida më e madhe me të cilën jeni përballur dhe që sot është garanci suksesi për ju si profesioniste por edhe për pacientët tuaj?
Çdo ditë është një sfidë më vete. Gjatë këtij rrugëtimi jam munduar të bëj më të mirën për pacientin, duke i dhënë siguri dhe vetëbesim në buzëqeshjen e tij.
Çfarë shërbimesh ofroni në KEOL DENT?
Në klinikën tonë ofrojmë gjithçka për sa i përket stomatologjisë në mënyrën më të mirë te mundshme, duke filluar nga:
Terapi
Protetikë
Ortodontesi
Estetik
Kirurgji Orale
Implantologji
Pasi në çdo sektor kemi një staf shumë të specializuar dhe pajisje me teknologjinë e avancuar që bota ka sot, duke bërë të mundur që ne të kemi mundësitë prodhojmë të gjitha llojet e materialeve si p.sh: E-Max , Zirkon, Titan, Metal CrCo dhe punime rezine.
Sa kabinete shërbimesh ndaheni dhe si i keni të organizuara?
Ne kemi 5 kabinete Dentare. Kemi dhomën e Imazherisë ku marrim imazhe në 3D, 2D, Cefalometri. Kemi dhe një laborator shumë të strukturuar i cili ka: një sektor design, një sektor qeramik, sektorin e maskerinave transparente, sektorin e protezave dhe sektorin e prodhimit, me pak fjalë, brenda ambienteve tona ne ofrojmë një shërbim 360 gradë për sa i përket dentistrisë.
A është teknologjia e avancuar si skanera digital apo radiografia digjitale çelësi i suksesit?
Padyshim që teknologjia ofron një suport suksesi të madh, por do të ishte plotësisht e pamundur, pa një staf të mirë kualifikuar në çdo sektor. Në fund të fundit jemi ndër ata të cilët e komandojmë teknologjinë dhe jo ajo ne.
Cilat janë shërbimet më të kërkuara të kohës dhe pse?
Do të veçoja kryesisht implantet, sepse është mënyra më e mirë e zëvendësimit të një dhëmbi të humbur. Fasetat E-Max janë një tjetër shërbim që pacientët kërkojnë për të pasur një buzëqeshje hollivudiane, buzëqeshja në kohët e sotme është një element shumë i rëndësishëm. E treta që do të veçoja me shumë krenari, janë maskerinat transparente. E them me krenari pasi në këtë sektor mendojmë se jemi LIDER në Shqipëri.
A keni një filozofi të veçantë për kujdesin ndaj pacientit?
Mendoj që përgjegjësia, transparenca dhe profesionalizmi janë çelësi i kujdesit ndaj pacientit.
Sa rëndësi ka mirëmbajtja e dhëmbit origjinal dhe kur mund t’i ruajmë ato si bazë?
Duhet të qartësohen të gjithë njerëzit që sado i/e aftë të jetë një doktor apo një klinikë dentare, nuk do të arrijë kurrë të bëjë një punë perfekte siç ka bërë Krijuesit ynë me ne. kështu që duhet të bëjmë maksimumin t’i ruajmë dhëmbët duke u kujdesur me kontrolle periodike. Parandalimi është më i mirë se shërimi!
Jo të gjithë kemi fatin të kemi dhëmbë të shëndetshëm apo estetikisht të bukur, si e arrini këtë?
Fale Zotit në kohët e sotme të gjithë mundet të kenë një estetikë të lartë. Kjo arrihet duke gjetur diagnozën e saktë për çdo pacient dhe një plan pune të mirëmenduar.
Ka një interes të shtuar për sa i takon kirurgjisë së dhëmbëve të implantuar vitet e fundit, madje një rritje të kërkesave nga të huajt? Pse ndodh kjo?
Të gjithë pacientët dëshirojnë të kenë dhëmbë fikse në gojë, duke eliminuar protezat e lëvizshme të cilat krijojnë një bezdisje le të themi tek pacientet. Për sa i përket të huajve Shqipëria është në Top List të turizmit dentar pasi ka një kualitet shumë të lartë krahasuar edhe me vendet e BE-së. Vendi ynë është gjithashtu shumë i bukur për t’u vizituar dhe njerëz shumë miqësor. Ata ndjehen si në shtëpinë e tyre dhe kjo po sjell një rritje të lartë të turizmit dentar, marrim shkas nga pacientët tanë që ndihen të mirëpritur.
Duke qenë se u ndalëm tek turizmi dentar, sa kohë nevojiten për procedurën e mbjelljes së dhëmbëve?
Vendosja e implantit është shumë e thjeshtë, nuk kërkon më shumë se 15 për t’u vendosur. Shpeshherë u themi pacientëve që është më e vështirë të heqësh një dhëmb se sa të vendosësh një impiant.
Cila është koha për të menaxhuar dhimbjen, ka ndonjë metodë lehtësimi. Sa zgjat periudha e pajisjes vendimtare me dhëmbë gati origjinal?
Në klinikën tonë për punime që kërkojnë rehabilitimin e të gjithë gojës me disa impiante, ne ofrojmë sedacionin koshient duke i larguar frikën, ankthin dhe dhimbjet pacientit. Kjo procedurë bëhet me mbikëqyrjen e një mjeku anestezist. Në shumicën e rasteve kur vendosim implante, ne bëjmë të mundur ngarkimin e menjëhershëm me dhëmbë provizorë. Brenda 24 orëve, që pacienti mos të rrije pa dhëmbë, dhe pas një periudhe 4-6 muaj kur implantet të jenë integruar plotësisht në kockë, bëjmë zëvendësimin e dhëmbëve provizorë në dhëmbët definitivë, Zircon, Metal Porcelan ose risia më e fundit që kemi futur në Shqipëri, Titan Porcelan.
Cili është kujdesi që duhet treguar ndaj këtyre dhëmbëve, a ka ndonjë protokoll ndjekës?
Suksesi i jetëgjatësisë së implanteve është higjiena. Pacienti duhet të tregojnë një kujdes shumë të veçantë me higjienë orale duke përdorur larjen me furça interdentare, pajisje të posaçme që gjenden në treg për pastrimin e implanteve dhe pa diskutim kontrollin periodik tek dentisti.
Ka një garanci për jetëgjatësinë e dhëmbëve të implantuar?
Nuk mund të flasim për jetëgjatësinë e impianteve por për përqindjen e suksesit që ato kanë. Çdo individ është ndryshe, duhet të jemi shumë të saktë në marrjen e anamnezës dhe përcaktimin e diagnozës, sepse sëmundjet shoqëruese të pacientëve janë të ndryshme, ndërsa në rastet kur pacienti gëzon shëndet të plotë kemi një përqindje të lartë të rezultatit të suksesshëm.
Pas 12 vitesh përvojë dhe perceptim të kërkesave të pacientëve zgjeroni aktivitetin tuaj. Janari ju gjen në mjedise të reja bashkëkohore dhe teknologji të avancuar. Çfarë do të thotë kjo për ju?
Keol Dent ishte një ambicie që rezultoi si sukses i një ëndrre e cila nisi me një kabinet të vogël 30m2 dhe tani që po flasim kemi arritur në një ambient plot 600m2. Për mua do të thotë shumë ndihem e bekuar dhe falënderuese ndaj Zotit.
Ndalemi pak tek ju si grua, bashkëshorte, nënë. Si e gjeni kohën për t’i menaxhuar sa më mirë këto role?
Me thënë të drejtën nuk jam shumë e mirë në ndarjen e barabartë të kohës. Kam fatin që punoj me bashkëshortin, dhe kohën tonë më të madhe e kalojmë në klinikë. Dua shumë të krijoj një balancë por është shumë e vështirë, duke qenë që nuk kemi biznes të trashëguar, por e kam krijuar me shumë punë dhe sakrificë. Kam një ndihmë shumë të madhe nga familjarët e mi dhe të Skerdit.
Kush ju mbështet fort në këtë rrugëtim jete?
Ndihem e përkëdhelur nga fati sepse shoku im i jetës është mbështetja më e madhe. Ne jemi njohur që në gjimnaz bashkë dhe jemi rritur bashkë si njerëz dhe si profesionistë. Ai ëshët busull për mua.
Jeni një prind që dëshironi t’ua trashëgoni edhe fëmijëve profesionin tuaj. Pse?
Nga natyra jam shumë tolerante. Dua t’i lë të bëjnë një zgjedhje të lirë, sepse çdo person që bën atë që dëshiron është i suksesshëm. Ama, do të isha shumë e lumtur të bëhen pjesë në vazhdimësinë e klinikës, sepse ëshët çdo gjë e ndërtuar dhe e mirëstrukturuar.
Ka një kohë të lirë për Ju?
Nga ngarkesa që ka puna, herë pas here e kam të nevojshme të shkëputem. Fundjavat janë pushim i padiskutueshëm. Na pëlqen të udhëtojmë, por mos të postojmë.
Përveç profesionit, a gjen kohë për pasionet? Cilat janë ato?
Më pëlqen shumë të pikturoj si peizazhe nga natyra dhe aureolat shumëngjyrëshe. Kohët e fundit kam zbuluar dhe scuba diving. Është një lloj sporti që më ka pëlqyer shumë.
Duke qenë se plot ngjarje na kanë shoqëruar në vitin që lamë pas do të dëshiroja nga ju edhe një mesazh në këtë fillim viti si grua,nënë, bashkëshorte dhe si profesioniste.
Grua: Të kenë besim brenda vetes që mund të arrijnë çdo gjë në jetë.
Nënë: Shijojini sa më shumë fëmijët dhe forcojini atyre vetëbesimin!
Bashkëshorte: Kurrë mos e krahasoni partnerin me dikë tjetër. Shikojini vetëm gjërat pozitive!
Profesioniste: Bëj më të mirën e asaj që di të bësh!
Adresa: Rruga “Sotir Caci”, Fresk
Kirurgji | Ortodonci | Implantologji | Protetik | Estetik |
Cel: +355 69 813 4463
e-mail: [email protected]
Facebook: KEOL DENT
Instagram: klinike_dentare_keoldent
Ueb: www.keoldent.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.