*Dr. Teuta Neli Mjeke pediatre Klinika Vera-VIRHOV
(Haloterapia) ose dhomat e kripës, është një metodë alternative terapeutike që përdor atmosferën e pasur me grimca të kripës për të përmirësuar shëndetin e frymëmarrjes dhe mirëqenien e përgjithshme. Terapia e kripës në fakt mundësohet prej aparatit halogjenerator i cili montohet në dhomën e kripës dhe përpunon kripën e detit duke e grimcuar atë në trajtën e joneve të cilat depërtojnë në mukozat e frymëmarrjes.
Vetëm në sajë të këtij aparati ofrohet efekti terapeutik i kripës, dhe jo nga veshja e mureve me kripë, gjë që ndryshon nga dhomat e kripës që gjenden në qendrat estetike dhe të cilat nuk e kanë këtë aparat. Falë këtij aparati, një pjesë e mirë e pacientëve shërohen vetëm me haloterapi, duke evituar përdorimin e medikamenteve. Terapia e kripës vlen për të gjitha moshat nga bebet deri tek adultët.
Kripa në këto dhoma është zakonisht kripë himalajane ose kripë detare dhe funksionon duke lëshuar grimca të vogla në ajër që thithen nga mushkëritë, duke ndihmuar në pastrimin e rrugëve të frymëmarrjes dhe përmirësimin e oksigjenimit të trupit.
Kripa jonike ndikon pozitivisht në shëndetin e rrugëve të frymëmarrjes dhe qetësimin e kollës përmes disa mekanizmave kryesore:
1. Pastrimi i rrugëve të frymëmarrjes. Grimcat mikroskopike të kris jonike, kur thithen, ndihmojnë në:
a. Lirimin e mukusit të ngjitur në rrugët e frymëmarrjes.
b. Nxitjen e pastrimit natyror të rrugëve të ajrit përmes mekanizmave e cilieve të bronkeve.
2. Veprimi antibakterial dhe antiinflamator. Kripa jonike ka veti antibakteriale, duke penguar rritjen dhe shumimin e baktereve dhe viruseve që mund të shkaktojnë infeksione të rrugëve të frymëmarrjes. Veprimi antiinflamator ndihmon në uljen e irritimit dhe enjtjes së mukozës bronkiale, duke lehtësuar kollën.
3. Balancimi i niveleve te joneve pozitive dhe negative. Në atmosferën e mbushur me kripë, jone të ngarkuara negativisht ndihmojne në neutralizimin e joneve pozitive të tepërta (të shkaktuara nga ndotja dhe toksinat). Kjo kontribon në përmirësimin e funksionit të mushkërive dhe cilësisë së ajrit të thithur.
4. Thithja e lagështirës dhe tharja e mukusit të tepërt. Kripa ka veti higroskopike (tërheq lagështinë). Kur grimcat e saj depërtojnë në rrugët e frymëmarrjes, ato ndihmojnë në tharjen e mukusit të tepërt, duke parandaluar bllokimin e rrugëve të ajrit dhe lehtësuar frymëmarrjen.
5. Stimulimi i sistemit imunitar. Thithja e ajrit të pasur me kripë stimulon një përgjigje më të fortë imunitare në mukozën respiratore, duke rritur aftësinë e trupit për të luftuar infeksionet. 6. Qetësimi i nervave të irrituar. Kripa jonike ul ndjesinë e irritimit në rrugët e frymëmarrjes, duke reduktuar refleksin e kollës dhe përmirësuar cilësinë e gjumit të pacientët me kolla të vazhdueshme.
Kjo terapi është njohur për të trajtuar një sërë problemesh shëndetësore, si:
1. Problemet e frymëmarrjes: a) Astma b) Bronkiti kronik c) Sinusiti d) Alergjitë sezonale
2. Problemet e lëkurës: a) Psoriaza b) Ekzema c) Aknet
3. Reduktimi i stresit: Atmosfera e qetë në dhomat e kripës ndihmon në uljen e tensionit dhe përmirësimin e cilësisë së gjumit.
Përfitimet kryesore të terapisë me kripë janë:
1.Reduktimi i kollës së thatë ose produktive.
2.Lehtësimi i simptomave të sëmundjeve si bronkiti, astma, apo infeksionet e rrugëve të sipërme të frymëmarrjes.
3.Përmirësimi i frymëmarrjes pa përdorim të medikamenteve.
Në rastet e kollës së zgjatur ose të rënduar, rekomandohet që terapia e kripës të kombinohet me trajtime të tjera të mjekësisë konvencionale, sipas këshillave të mjekut.
Adresa:
KLINIKA VERA-VIRHOV
RRUGA ISLAM ALLA TIRANË
TEL: 068 60 64 320
04 -222 6441
+355 68 203 1903
EMAIL: [email protected]
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.