Balerini i njohur Kledi Kadiu ka hapur zemrën dhe ka treguar kalvarin që po përjeton me bashkëshorten e tij Charlotte Lazzari. Të dy sollën në jetë fëmijën e dytë në gusht. Fëmija, emri i të cilit është Gabriel, megjithatë, kishte probleme serioze në lindje.
“13 ditë pas lindjes, Gabrieli ka shfaqur ethe dhe konvulsione të rënda, shprehje e një diagnoze mjaft komplekse: meningo-encefaliti”. Kledi përcaktoi lajmin e diagnozës, një proces inflamator i sistemit nervor që prek meningjet dhe trurin, si “fillimi i një sprove që na ka vënë vërtet në provë”. Fëmija mbijetoi dhe “pasi hapi sytë, hap pas hapi dhe me guximin e heroit, përdori të gjitha forcat për të rimarrë atë që i mori kjo ngjarje e paparashikuar”.
Gabriel, shpjegoi balerini, është kthyer në shtëpi “pas më shumë se një muaj e gjysmë shtrimi në terapi intensive dhe shumë e shumë ekzaminime të tjera”. Ndaj çifti nuk u dorëzua dhe filluan të luftojnë së bashku me të voglin.
“Kemi nisur një rrugë rehabilitimi që herët – tha ai -. Nuk duam të fshihemi pas fjalëve duke pretenduar se gjithçka është e thjeshtë, por besojmë jashtëzakonisht te neuroplastika, në vullnetin e pakufishëm të luftëtarit tonë të vogël, te qëndrueshmëria dhe dashuria si stimujt më të mirë. Dhe pikërisht për këtë vendosëm ta ndajmë historinë tonë.”
Përgatiti O.T / Burimi Tgcom24.Mediaset
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.