FB

November 7, 2024 | 7:07

Dreka me familjen, terapia më e mirë

Si dietologe, shpesh jam e shqetësuar se prindërit gjithnjë e më shumë janë të zënë me punë dhe nuk kanë kohë të gatuajnë në familje. Të gjithë e dimë se konsumimi i ushqimit me familjen dhe shoqërinë, përmirëson shëndetin mendor, përpos faktit që ushqimi i shtëpisë është gjithnjë më i shëndetshëm se ushqimet nëpër fast food-e. Drekat dhe darkat me familjen janë të vështira për t’u planifikuar gjatë ditëve të ngarkuara me punë, por duhet të ketë një moment kur duhet të mendoni se duhet të balanconi punën, shkollën dhe kohën me familjen.

Shpesh herë njerëzit turpërohen dhe porosisin jashtë, por kjo metodë nuk është efikase. Fola me disa studiues dhe mësova se konsumimi i ushqimit në familje, është po aq i rëndësishëm sa komunikimi me familjarët. Jerica Berge, një pedagoge në Departamentin e Mjekësisë në univeristetin e Minisotës, zbuloi se shumica e familjeve e kanë kulturë të konsumojnë ushqimin së bashku pothuajse pesë herë në javë, por rrallë herë e praktikojnë.

Hulumtimi i mjekes tregoi se konsumimi i ushqimit të gatuar nga familjarët, të gjithë së bashku është i dobishëm për një sërë arsyesh si; konsumimi i një diete të shëndetshme, më pak çrregullime të ngrënies, më shumë lidhje me familjarët, sukses më i madh në shkollë, më pak rrezik për abuzimin me substancat narkotike dhe aftësi më të mira komunikuese.

Studiuesit Mattea Dallacker, Jutta Mata dhe Ralph Hertwig nga universiteti i Mannheim, kohët e fundit kanë shkruar një analizë, për përbërësit e shëndetshëm ushqimor që duhet të konsumohen nga të gjithë anëtarët e familjes. Dhe përveç perimeve që duhet të jenë në çdo vakt, e dini se cilët janë përbërësit e tjerë sekret?

Çdo gjë e mundshme, por që në tavolinë të jenë ulur të gjithë të afërmit tuaj. Në analizën e tyre shkruhej edhe fakti se nuk ka rëndësi ku hani ushqimin, në shtëpi, në park, apo në kopshtin e vogël të shtëpisë tuaj, e rëndësishme është të konsumoni ushqimin me njerëzit që ju bëjnë të lumtur.

Ja përse drekat dhe darkat familjare janë të rëndësishme për të gjithë familjen. Diçka tjetër që përcaktojnë hulumtuesit është edhe fakti se, të gatuani të gjithë së bashku i bën vaktet edhe më të gëzueshme. Mundohuni të jeni gjithë kohës pozitivë me familjarët tuaj, pasi shëndeti i mirë mendor rregullon gjithçka.

Studiuesit shpjegojnë se një vakt pozitiv me familjen, krijon një klimë emocionalisht shumë të mirë dhe pozitive, siguron shëndetin e familjes, anashkalon ndjenjën e depresionit dhe rrit vetëvlerësimin. Diçka tjetër me shumë rëndësi është të hiqni telefonat dhe të fikni televizorin, gjithçka që ju duhet në ato momente e keni në tavolinë.

*Cara Rosenbloom, dietologe në Shtetet e Bashkuara të Amerikës

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top