Gjumi fuqizon memorien dhe i jep hov kreativitetit, mjaft që të jetë i shkurtër dhe të mos e bëjë trurin të hyjë në fazën e gjumit Rem (ose ajo e ëndrrave).
Ky është përfundimi i një studimi nga neurologët e “City University” në New York (SHBA), të cilët u kërkuan një grupi studentësh të mësonin disa fjalë në gjuhën kineze e më pas i lanë të flinin për një kohë të shkurtër. Një grup tjetër mësoi të njëjtat fjalë, por qëndroi zgjuar.
Grupi i i parë i studentëve tregoi dukshëm rezultate më të mira, sepse, sipas studiuesve, patën mundësi të përdornin lidhje të reja nervore të krijuara pikërisht përgjatë kohës së gjumit.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.