Këshilla & Arsye

February 24, 2020 | 9:19

Drithërat, bishtajoret dhe çajrat bimorë, aleatët më të mirë për të promovuar gjumin e fëmijëve

35-40% e fëmijëve vuajnë nga problemet e gjumit kur rriten. Përqindja rritet në vitin e parë të jetës për shkak të kërkesës për ushqime edhe gjatë natës. Gjumi i mirë dhe ushqimi i shëndetshëm janë të lidhur ngushtë me njëri-tjetrin dhe për këtë arsye Sipps, Shoqëria Italiane e Pediatrisë Parandaluese dhe Sociale, ofron këshilla për prindërit. Proteinat e mishit dhe peshkut mund të kenë një efekt emocionues, konsumojini më mirë në mesditë dhe për darkë lini makaronat, orizin dhe drithërat, bashkë me bishtajoret. Çaji, çokollata, pijet me kafeinë, brokoli, zarzavatet dhe djathërat duhen shmangur pas orës 5 pasdite, sepse ato përmbajnë tyraminë, e cila mund të pengojë gjumin dhe të shkaktojë shqetësim.

Gjithashtu nuk duhet përdorur kripë në supë, djathi duhet konsumuar në sasi sa më të vogël (5-10 gr) dhe mish i kuq jo më shumë se 1-2 herë në javë: proteinat e tepërta të mishit mund të shkaktojnë etje dhe të prishin gjumin e fëmijëve sepse dëshiron të pijë dhe urinojë . Gjithashtu, mos e teproni me perimet në darkë: ato mund të shkaktojnë fryrje dhe dhimbje barku dhe për këtë arsye të pengojnë gjumin.

“Proteinat e tepërta në dietë – shpjegon Dr. Leo Venturelli, menaxher i komunikimit Sipps – mund të shkaktojë etje: fëmija urinon më shumë për të eliminuar mbeturinat proteinike dhe në këtë mënyrë prishet gjumin. Dritë jeshile për ushqimet me triptofan, pararendësi aminoacid i serotoninës, hormoni që promovon qetësinë dhe që gjendet në qumësht, kos, oriz, elb, bishtajore, bajame dhe arra pishe. Po, edhe për kaliumin, i cili gjendet në kajsi, banane, karota, kumbulla, spinaq, mish pule dhe kos. Patatet që përmbajnë sheqerna që lehtësojnë përdorimin e triptofanit janë gjithashtu mjaft të mira. 

Po, edhe për vitaminën B6, e cila gjendet te qumështi, orizi, elbi, mishi i bardhë dhe bananet dhe së fundmi edhe te barishtet: kamomili, murrizi, balsami i limonit, lulja e pasionit, lisi dhe valeriani. Ato janë barëra që ju ndihmojnë të flini mirë, me ta mund të përgatisni infuzione dhe çajra bimorë për fëmijë mbi një vjeç, pasi si pas pediatrit, Giuseppe Di Mauro, kjo është mosha kur fillojnë problemet e gjumit tek fëmijët.

 

Burimi / http://www.ansa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top