FB

July 14, 2021 | 8:50

Dua Lipa bëhet pjesë e fushës së aktrimit! Ja ku do ta shohim këngëtaren shqiptare

Dua Lipa-n tashmë nuk do ta shohim vetë si këngëtare, por edhe si aktore!

dua lipa (2)

25-vjeçarja do të jetë pjesë e filmit të ri të llojit triler, të titulluar “Argylle”, sipas “The Hollywood Reporter”.

dua lipa (5)

I gjithë stafi do të nisë xhirimet në muajin gusht të këtij viti, në Evropë. Për realizimin e këtij projekti, ajo do t’u bashkohet aktorëve si Henry Cavill, Sam Rockwell, Bryce Dallas Howard, Bryan Cranston, Catherine O’Hara, John Cena dhe Samuel L.Jackson. Dua po ashtu do të realizojë edhe muzikën e filmit.

dua lipa (4)

Ky film do jetë i bazuar në novelën me të njëjtin titull, nga autori Ellie Conway , ndërkohë që producent i tij do të jetë Vaughn’s Mary.

dua lipa (3)

Në fillim të këtij viti, Dua publikoi këngën e re “Can They Hear Us” për dramën e Nabil Elderkin, “Gully”.

 

 

Burimi / PanoramaPlus

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top