Dua Lipa dhe marka e famshme “Puma” kanë sjellë bashkëpunimin e tyre të parë.
Rreth një vit pasi u bë ambasadore e markës Puma, Dua Lipa po sjell një koleksion, të cilit i ka vendosur emrin shqiptar “Flutura” dhe logon mban simbolin e fluturës.
Koleksioni i frymëzuar nga vitit ’90 përfshin kapuçë, bluza të shkurtra dhe atlete.
“Për mua fluturat janë më shumë se krijesa të bukura, ato përfaqësojnë më shumë, si transformimin, shpresës dhe metamorfozën”, tha këngëtarja shqiptare në një deklaratë.
Më pas vazhdoi: “Gjatë vitit të kaluar, flutura është bërë veçanërisht simbolike dhe kuptimplotë për mua. Zgjodha emrin ‘Flutur’ për shkak të origjinës time, duke festuar gjithashtu këtë fillim të ri me Puma-n.”
Burimi / Panoramaplus.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.