Lifestyle

June 18, 2020 | 8:16

Dua Lipa dhe Anwar Hadid festojnë një vjetorin e lidhjes së tyre

“Nuk ka asgjë më të ëmbël se 365 ditë krah për krah me ty”. Dua Lipa feston vitin e parë të lidhjes me të dashurin e saj Anwar Hadid (vëllai i Gigi dhe Bella). Në këtë ditë të veçantë për të ajo ka zgjedhur të publikojë një foto me të dashurin e saj në shtrat dhe një galeri fotografish që dokumentojnë fazat e historisë së tyre të dashurisë.

Këngëtarja 23-vjeçare në mesin e yjeve më të mirë të momentit dhe vëllai i modeles 20-vjeçare u takuan në qershor të 2019 dhe u shfaqën publikisht së bashku në MTV EMA 2019 dhe më pas në American Music Awards 2019, ku pozuan së bashku në tapetin e kuq.

Historia e tyre e dashurisë u përforcua edhe më shumë nga periudha e izolimit, të cilën e kaluan së bashku në Londër dhe që këngëtarja e ka shijuar duke ndryshuar pamjen dhe ngjyrën e flokëve dhe duke postuar vazhdimisht foto në Instagram për t’i mbajtur fansat të informuar.

Burimi / https://www.tgcom24.mediaset.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top