Lifestyle

January 23, 2018 | 15:55

Dua Lipa dhe Rita Ora ndër talentet më të ndritshme sipas revistës “Forbes”

Sukseset e tyre po tejkalohen çdo ditë, ndërsa kanë arritur të marrin vëmendjen e mbarë tregut muzikor botëror, duke u renditur së fundmi si dy këngëtaret më të suksesshme. E pikërisht ky sukses i këngëtareve njëra me origjinë nga Kosova, Rita Ora dhe tjetra nga Dibra, Dua Lipa, janë renditur si më të klasifikuarat në listën vjetore të revistës “Forbes 30 Under 30”.

Prestigjiozja “Forbes shkruan se “ne mblodhëm në të gjithë kontinentin kandidatët më të mirë në muzikë, film, televizion dhe sport për të gjetur elitën e re të argëtimit”.

Këngëtarja Rita Ora drejtoi një sezon në America’s Next Top Model, dizenjoi koleksione të shumta veshjesh dhe një buzëkuq Rimmel ndërsa punoi për këngën e saj rekord, që ishin dy për këtë vit,”-shkruan Forbes.

Më shumë se thjesht talent, të gjithë ata përfaqësojnë një pamje të së ardhmes së biznesit të muzikës”, tha Edwards për krijuesit e hiteve si Dua Lipa, AJ Tracey, Sampha dhe J Hus.

Ata përfaqësojnë spektrin e gjerë të mendimeve në shoqërinë britanike dhe muzika e tyre jo vetëm që argëton por edhe frymëzon”.

Dua Lipa, e cila gjithashtu pati vitin më të suksesshëm në karrierë e saj deri tani, përfshihet në listë falë sukseseve me albumin debutues.

22-vjeçarja u bë hit botëror me “New Rules” që ka marrë më shumë se 925 milionë klikime në YouTube si dhe u bë femra e parë që dominoi në top-listat zyrtare të Britanisë së Madhe që nga viti 2015.

Më poshtë po ju sjellim listën e plotë të 30 të rinjve që janë përfshirë në këtë listë.

-Rita Ora

-Dua Lipa

-Lady Leshur

-Zara Larsson

-Maisie Williams

-Aj Tracey

-Hayley Squires

-Bill Skarsgard

-Sampha

-Paul Pogba

-Daniel Kaluuya

-Hannah John-Kamen

-J Hus

-Paapa Essiedu

-Nathalie Emmanuel

-Millie Bobby Brown

-Ray BLK

-Jacob Anderson

-Josh Wilson

-Carolina Marin

-Katinka Hosszu

-Jonnie Peacock

-Laura Kenny

-Max Verstappen

-Ricky Rubio

-Little Mix

-Vaughn McKenzie-Landell

-Anthony Joshua

-Alexander Zverev

-Karolina Pliskova

 

https://www.forbes.com/sites/natalierobehmed/2018/01/21/30-under-30-europe-daniel-kaluuya-rita-ora-dua-lipa-and-the-entertainment-class-of-2018/#161cb27a454c

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top