E ftuar në ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Booker Prize 2022”, Dua Lipa ka mbajtur në fjalim ku ka vlerësuar letërsinë në përgjithësi, si dhe shkrimtarin Ismail Kadare, veçanërisht veprën e tij, “Kështjella”.
“Kur isha 11 vjeç, familja ime vendosi të kthehej në Kosovë. Leximi i librave si “Kështjella” nga Ismail Kadare, testoi aftësitë e mia gjuhësore dhe më ndihmoi të lidhesha me prejardhjen e familjes dhe identitetin si shqiptare e Kosovës”, theksoi këngëtarja. Përmes Kadaresë mësova për shpirtin rezistues të shqiptarëve që e mban akoma Kosovën duke luftuar për njohjen e pavarësisë së saj”, shtoi ajo.
Dua u shpreh se leximi i një libri është ndër kënaqësitë më të thella në botë.
“Është një nder i madh të jesh në mesin e disa prej mendjeve letrare më të mëdha të botës për të folur për një nga kënaqësitë më të thella në botë: leximin e një libri. Leximi është një pasion që ka marrë shumë forma për mua. Ashtu si shumë fëmijë të tjerë të shkollës londineze, fiksimet e mia të hershme përfshinin Roald Dahl dhe Malorie Blackman, të cilët të 2 më dhanë perla të vogla urtësie që më udhëheqin edhe sot,” u shpreh ajo, duke theksuar se kur rrëmbehet nga angazhimet e tureve dhe jeta e tensionuar, e gjen qetësinë dhe “mbijetesën” te librat.
Çmimin kryesor të “Booker Prize 2022” e mori autori nga Sri Lanka, Shehan Karunatilaka me romanin e tij “The Seven Moons of Maali Almeida”. Në event, Dua Lipa takoi edhe Camilla-n, bashkëshorten mbretëreshë të mbretit Charles III.
Burimi www.anabelmagazine.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.