Kaley Cuoco ka treguar se është në një terapi rreth shëndetit mendor. Aktorja tha se ka qenë në seancë për të mësuar se si t’i falë vetes gabimet e saj të së kaluarës dhe të përpiqet të jetë një lloj ‘supergruaje’, por më tepër thjesht një person ‘normal’.
Bukuroshja 36-vjeçare i konsideron dy divorcet e saj disa nga fatkeqësitë më të mëdha. Kaley shpjegoi: ‘Dua të ndryshoj, dua të jem më mirë. Mendoj se është e vështirë për t’u kapërcyer. Dhe e pranoj që kjo më pengon në një farë mënyre. Unë jam duke folur për këtë shumë në terapi.” Ylli i Flight Attendant shtoi: “Terapisti im dhe unë po punojmë për të falur veten rreth gabimeve të bëra në të kaluarën. Mendoj se kjo ka qenë gjëja më e vështirë, të pranosh që jam normale dhe se nuk jam supergrua.”
Gjithashtu në artikull ajo ndau se një tjetër shëtitje në korridor nuk do të ndodhë. “Nuk do të martohem më kurrë. Do të doja të kisha një marrëdhënie ose një partneritet afatgjatë. Por nuk do të martohem më kurrë”, tha ajo. “Unë jam shumë e kënaqur me miqtë e mi tani.”
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.