FB

October 1, 2021 | 8:06

Dua të shkoj te një psikolog por hezitoj

Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

Vendimi për t’iu drejtuar një specialisti aq sa kemi nevojë është shpesh i vështirë. Frika nga zbulimi i vetes është shpesh arsyeja që na pengon të vizitojmë një psikolog. Zvarritja është një fenomen i zakonshëm nën maskën e detyrimeve të pafundme të përditshme. Ndoshta vendosim të ndihmojmë veten kur problemet janë grumbulluar dhe po na mbytin kur simptomat tani janë të dukshme.

0

Të ashtuquajturat simptoma “psikosomatike” që mund të shfaqen janë pagjumësia, sulmet e panikut, agorafobia, anoreksia. Simptomat na detyrojnë ta marrim problemin tonë më seriozisht dhe të marrim vendime sepse ato veprojnë si një pengesë për jetën tonë të përditshme. Nëse simptomat e mësipërme s’mund të na bindin për nevojën për të kërkuar ndihmë, ngjarje vendimtare si largimi nga puna, vdekja e një personi të dashur ose divorci mund të jetë arsyeja që do të na çojë në zyrën e një specialisti.

Rezistenca

Shumicën e kohës e kuptojmë se kemi nevojë për ndihmë por e shtyjmë vizitën tek specialisti sepse konsiderojmë se disa situata nuk janë aq serioze dhe ne mund t’i menaxhojmë ato vetë. Nënndërgjegjeshëm besojmë se nëse e pranojmë problemin jemi “të sëmurë”ose “të çmendur”.

Frika

Një faktor tjetër që pengon vizitën tonë tek specialisti është frika – si ajo e ndryshimit ashtu edhe marrja e përgjegjësisë përkatëse. Frika e parë ka të bëjë me atë se sa me vetëdije duam të ndryshojmë, ndërsa e dyta anon më shumë drejt ndjenjës se do të humbasim kontrollin e jetës sonë.

Roli i ekspertit

Kur dikush shkon te një specialist, ai punon në bazë të një kërkese të veçantë për të ndihmuar pacientin e tij. Psikologu nuk është ai që merr vendimet dhe përgjegjësitë për pacientin, por e ndihmon atë duke i treguar alternativa, ndriçon aspekte që kanë kaluar pa u vënë re, tregon perspektivat e ndryshme të problemit me qëllim përmirësimin e cilësisë së jetës së pacientit. Nëse mendimi për të kërkuar ndihmë profesionale mbizotëron në mendjen tuaj, mbyllni veshët para frikës dhe stereotipave dhe pyesni veten nëse vërtetë dëshironi të ndryshoni jetën tuaj…

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top