Njeriu mund të shërojë plagët e tij dhe të ecë përsëri i fortë, këtë herë pa kërkuar pranim dhe kryesisht dashuri..!
Ne e lëmë mallin e fëmijërisë për dashurinë që nuk e morëm. Pranimi prindëror, kur është i pamjaftueshëm ose i kushtëzuar, lë një zbrazëti që ne përpiqemi ta plotësojmë për pjesën tjetër të jetës. Marrëdhëniet, sukseset, pranimi social…, të gjitha bëhen zëvendësues për dashurinë e pakushtëzuar që dëshironim.
Paradoksi është se ne riprodhojmë të njëjtën traumë…, ne biem në dashuri me njerëz që pasqyrojnë refuzimin tonë të së kaluarës, duke kërkuar shpengimin aty ku filloi dhimbja.
Zgjidhja nuk qëndron tek të tjerët.
Është momenti kur ne bëhemi prindërit e vetes tonë, duke dhënë pranimin dhe kujdesin që na mungonte dikur. Kjo është ndoshta mënyra e vetme për të mbyllur hendekun.
Por unë besoj se, nëse dikush punon mjaftueshëm me veten, hendeku mbyllet. Njeriu mund të shërojë plagët e tij dhe të ecë përsëri i fortë por këtë herë pa kërkuar pranim dhe kryesisht dashuri.
Sepse ai tani ka mësuar të dashurojë pa kushte pa u kujdesur nëse do të marrë dashuri dhe mbi të gjitha pa u varur nga largimi apo qëndrimi i të tjerëve në jetën e tij.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.