Lifestyle

November 10, 2018 | 12:19

‘Duhej mbyllur me një numër të mirë’, familja më e madhe britanike me plot 21 fëmijë

Familja më e madhe britanike përbëhet nga nëna Sue dhe babai Noel Raford dhe 21 fëmijët e tyre. Të dy bashkëshortët janë adoptuar që nga lindja, ajo është 42 vjeç dhe ai është 47 vjeç.

Sue mbeti shtatzënë me Chris kur ajo ishte vetëm 14 vjeç më 1989 dhe ishte e vendosur ta mbante fëmijën. Ata u martuan katër vjet më vonë dhe menjëherë pas martesës së tyre, erdhi në jetë vajza e tyre e dytë, Sophie. Pak më shumë se një vit më vonë mësuan se po prisnin një tjetër vajzë, Chloe dhe që atëherë fëmijët kanë ardhur në një renditje të shpejtë.

Çifti tani ka 21 fëmijë dhe është cilësuar si familja më e madhe e Britanisë. Sue dhe Noel thonë se do të ndalojnë në 21 fëmijë, me një grup moshe që varion nga 28 vjet deri në 1 vit.

Familja Radford, e Morecambe, Lancs, përbëhet nga Chris, 28, Sophie, 24, Chloe, 22, Jack, 20, Daniel, 18, Luke, 17, Millie, 16, Katie, 15, James, 14, Ellie, 12, Aimee, 11, Josh, 10, Max, Nine, Tillie, 7, Oscar, 6, Casper, 5, Hallie, 2 dhe Phoebe, 18 muajsh .

Kur Sue u pyet se çfarë do të thoshte të ishte një nënë e kaq shumë fëmijëve, ajo u përgjigj: “Unë mendoj se mund ta bëj atë, trupi im duket se kthehet në normalitet disa muaj pas shtatzënisë, mendoj se gjëja kryesore është që të vrapoj pas tyre gjithë kohës! “

Mëngjesi, gjumi dhe kujtimi i emrave janë gjëra zbavitëse për Radford. Burri i saj, Noel, 47 vjeç, ka zbuluar se pas fëmijës së njëzetë kur gruaja e tij kuptoi se ishte shtatzënë, ai nuk ishte ndier asnjëherë aq i çliruar. Sue, e cila nuk merr subvencione shtetërore përveç përfitimeve të fëmijëve, tha: “Ne jemi të lumtur ta mbyllim edhe një numër të mirë”.

Sue humbi një fëmijë, Alfie, në javën e 23-të të shtatzënisë në vitin 2014. Sue dhe Noel janë gjyshër të tre nipërve, tre djemtë e Sophie.

Si është me të vërtetë një Radford dhe që jeton në një familje me 21 anëtarë?

Familja Radford jeton në Morecambe në një shtëpi me dhjetë dhoma gjumi e cila në 2004 vlente 240,000 funte. Sue dhe Noel të cilët u braktisën që në lindje, fillimisht vendosën të kishin vetëm tre fëmijë.

Familja pi 18 litra qumësht në ditë, tre litra lëngje dhe ha tre kuti drithi për mëngjes. Noeli tha: “Të rriturit nuk duan më të dalin me nënën dhe babanë”. Sue shtoi:”Jo të gjitha familjet e mëdha kanë përfitime. Puna është vështirësia më e madhe që ato kanë”.

Burimi / http://www.imiglioripost.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top