Këshilla & Arsye

November 10, 2018 | 11:54

Pyetjet përmes të cilave mund të vlerësoni inteligjencën e çdokujt

Ka disa pyetje të cilat na ndihmojmë të shohim brenda mendjes së njerëzve dhe të kuptojmë se me çfarë personi jemi duke u marrë. Jo vetëm që këto pyetje ju ndihmojnë të kuptoni njerëzit që njihni, por edhe njerëzit që i keni takuar për herë të parë. Nëse ka ndonjë shans se mendimet e tyre u përshtaten mendimeve tuaja, atëherë mund të jeni duke dalë me shpirtin binjak!

“Si e shpenzoni kohën zakonisht?” Kjo pyetje do t’ju ndihmojë:

  • Të mësoni shprehitë e një personi
  • Ta kuptoni çfarë karakteri ka (p.sh. a është dembel, ankues, optimist, etj.)
  • Të mësoni nivelin e të ardhurave
  • Numrin e miqve që ka (rrjedhimisht aftësinë për të mbajtur lidhje të mira)
  • Hobit e personit dhe se sa interesant janë në përgjithësi

“Nëse do kishit një miliard dollarë, si do t’i shpenzonit?” Kjo pyetje do t’ju ndihmojë të zbuloni:

  • Vlerat dhe prioritetet jetësore të një personi
  • Çfarë iu mungon në jetë
  • Nivelin e egoizmit
  • Ambiciet
  • Parimet morale dhe nivelin e intelektit

Pyetja e radhës duhet të jetë provokative. Thjesht ngrini një temë që mund të shkaktojë debat. P.sh. mund të flisni për parti politike, për vegjetarianët apo për feminizëm. Ndër të tjerash, kjo do t’ju ndihmonte të mësoni për personin:

  • Një pikëpamje më të përgjithshme për të
  • Sa inteligjent janë
  • Nëse është agresiv
  • Nëse është person që flet pakuptim dhe nuk mund të flasë me arsye
  • Sa tolerues është ndaj mendimeve të të tjerëve

“Çfarë do të ndryshoje në këtë botë?” Kjo është pyetja e fundit. Kushtojini vëmendje gjërave të cilat bashkëbiseduesi dëshiron t’i ndryshojë. Kjo do t’ju ndihmojë të mësoni se cilat periudha i vlerëson më shumë – të kaluarën, të tashmen apo të ardhmen. Gjithashtu, do të keni mundësi të mësoni:

  • Nivelin e egoizmit të personit
  • Sa të përgjithshme i ka mendimet dhe mendjen.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top