FB

November 12, 2021 | 8:10

Duhet të dua bashkëshorten njësoj siç dua që të më duan vajzën

NJË BABA DUHET TË JETË SHEMBULL, SI PRIND DHE SI BASHKËSHORT

Marrëdhënia mes një babai dhe një vajze ka rëndësi të madhe. Ja sepse shprehja e mësipërme është më e drejta. Lidhja e veçantë që krijohet mes një ati dhe bije përmban, sipas studimeve të thelluara, bazën mbi të cilën krijohet rritja e saj. Ta pranoni se duhet ta doni bashkëshorten njësoj siç do të doni t’ju duan vajzën, ju bën të kuptoni mbi përsosmërinë që ka përmbajtja e saj.

Respekt, vëmendje, mbrojtje: përbërësit që në marrëdhënien mes një babai dhe një vajze nuk duhet të mungojnë asnjëherë, por përkundrazi, duhet të transmetohen, deri sa personaliteti i saj të formohet në mënyrë të plotë dhe natyrale. Marrëdhënia e prindërve është baza nga e cila niset një fëmijë për të ndërtuar sjelljen e vet kundrejt një lidhjeje në çift. Është shumë e mundur që, në mënyrë të vetëdijshme ose jo, kur të rritet të përsërisë me partnerin e vet të njëjtat sjellje që ka parë në shtëpi me prindërit e vet.

Marrëdhënia mes babait dhe vajzës nuk shprehet vetëm në shkëmbimin reciprok mes njëri-tjetrit. Shumë e rëndësishme është dhe mënyra me të cilën babai sillet me bashkëshorten dhe nënën e vajzës. Marrëdhënia mes burrit dhe gruas shërben si shembull dhe modelon sjelljen e një vajze kundrejt asaj që mund të presë nga një burrë. Për këtë arsye, t’ia përsërisni vetes shprehjen e mësipërme do të thotë të krijoni një pasqyrë nga e cila vajza mëson.

Për shembull, do të ishte e kotë që t’i bëni dhurata vajzës, t’i jepni asaj vëmendje, ndërkohë që e njëjta gjë nuk ndodh me bashkëshorten tuaj. Një baba nuk duhet ta kursejë dashurinë për gruan, pikërisht sepse prej saj vajza kupton se çfarë do të thotë ta dojë një burrë. Nëse është e vërtetë se çdo grua është vajza e babait të saj, atëherë duhet të kuptoni se sa e rëndësishme është figura mashkullore për një femër.

Nga aftësia për të mbështetur gruan dhe për t’u kujdesur për të njësoj siç ka bërë dikur babai i saj, një vajzë mëson të dojë të njëjtat gjëra nga partneri i saj i ardhshëm. Babai mbetet një figurë referimi jo vetëm për rolin që ka kryer me vajzën në vitet e adoleshencës së saj, por për mënyrën sesi e ka shfaqur dashurinë kundrejt nënës. Por ajo që shpesh ndodh, shkon pikërisht në drejtimin e kundërt.

Në kohët e sotme po shohim gjithnjë e më shpesh baballarë që mendojnë ta blejnë dashurinë dhe mirënjohjen e një vajze, pa treguar të njëjtat vëmendje kundrejt partneres dhe shoqes së jetës. Ndaj sa më shpejt të mësoni rregullat e mësipërme, aq më shumë do t’i shërbeni lumturisë së vajzës suaj.

 

 

 

Përgatiti: Manjola EREQI | Botuar në Revistën “Psikologjia”, Nr. 161

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top