FB

September 2, 2022 | 16:33

Duhet të mësojmë t’u themi “Jo” veprimeve të tilla! / Qëndrimi i ekspertes së shëndetit mendor mbi ngjarjen e shënuar mëngjesin e sotëm në Prestige Resort

Jam e dëshpëruar…! 

Video që të gjithë pamë sot…, ku fadromat e IKMT-së, me urdhër “nga lart” kanë zbarkuar në një nga resortet elitë të bregdetit shqiptar, Prestige Resort, duke u prishur pushimet turistëve…, tregon gjithçka.

Në realitet, në situata prishje ndërtimesh padrejtësisht, është sikur shpirti thyhet në njëmijë copa…!

alda-bircaj

Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor

Në ngjarje të tilla, jo të gjithë mund ta aktivizojnë mekanizmin e mbijetesës së instaluar në tru, që është elasticiteti. Sepse…, edhe në botën e kafshëve, mjediset më të pasura me stimuj, reflektohen në mirëqenie.

Ndryshimi i gjendjes mendore dhe emocionale, shkaktuar nga këto sjellje e veprime të padrejta të demoralizon plotësisht. Me siguri pushuesit dhe fëmijët kanë pësuar një sulm paniku e që më vonë do pësojnë zhytje në ankth dhe depresion  për mjaft kohë.

0

Kështu ka ndodhur edhe me mua në fund të muajit prill të këtij viti. Përjetova të njëjtën  ngjarje. Për herë të parë këtë vit pata një sulm paniku të plotë, i cili më bëri të zhytem në ankth dhe depresion për mjaft kohë. E shtypa veten shumë fort për ta kthyer këtë situatë, por kjo i përkeqësoi më shumë gjërat.

E detyrova veten të tregohesha pozitive dhe të shijoja pushimet por gjithmonë jam ndjerë e humbur dhe e pamotivuar.

Jam akoma e lodhur dhe ndjehem plotësisht e rraskapitur. Kam nevojë të fokusohem në shëndetin tim mendor. Më duhet kohë për të rikthyer buzëqeshjen time…

003

Pse ndodhin këto gjëra tek ne nuk do ta dimë kurrë!

Hipokrizia dhe fanatizmi deri në ekstrem! Njerëzimi dhe përulësia janë më të vështira për t’u gjetur!

Sa më lodhin moralistët, formalistët, pseudopuritanët, bashkëfajësia që ka zëvendësuar ndershmërinë dhe moralin, kënaqjen, lirinë dhe gjerësinë e shpirtit.

Njerëz me mungesë të plotë përulësie dhe respekti për veten, të cilët kërkojnë viktimën e radhës për të konfirmuar në dënimin e të tjerëve moralin e tyre të pandotur, mënyrën e tyre “të drejtë” të jetesës.

Sekreti i jetës është për të guxuar! Le të bëhemi “outsider-i/ ai që në fillim të ndeshjes ka teorikisht më pak shanse për të fituar” e që përfundon duke prishur “parashikimet”.

001

Zgjidhja është në fjalën magjike JO…, duhet të mësojmë t’u themi “Jo” veprimeve të tilla!

Nëse frika fiton, ne mbërthehemi dhe e transformojmë veten në gur. I ligu nuk erdhi nga qielli, vetë e kemi “prodhuar”. Mjeti më i suksesshëm për triumfin e të ligut, është heshtja e shumicës.

Thënia “Jo” nuk na bën persona të këqij!

Më dëgjoni, jeta shpërblen përpjekjen!

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top