Në fokus

October 26, 2019 | 8:02

Duke gabuar mësohet vlera e dështimeve

“Nga gabimet mësojmë”, thotë një proverb i njohur. Dhe efektivisht, gabimet mund të shndërrohen në një moment konstruktiv vlerësimi, mësimi dhe rritjeje, për aq kohë sa nuk përballeni me pesimizmin apo më keq akoma me ndjenjën e fajit.

1Mësojmë duke reflektuar për gabimet tona apo të të tjerëve? Nuk mësojmë vetëm nga sjelljet tona, por edhe duke vëzhguar sjelljet e të tjerëve. “Të gabosh është njerëzore”, thotë një fjalë e urtë: shkenca ka rritur dozën dhe e pranon se të bësh gabime është një proces thelbësor i të mësuarit. Por, si është e mundur të mësojmë nga gabimet?

Sipas një studimi të botuar në “Nature Neuroscience”, pjesa e trurit që përpunon këto procese në dukje të ndryshme, në fakt, është e njëjta. Sipas studimeve eksperimentuese të Hein van Schie e të stafit të tij, bëhet fjalë për pjesën e përparme të trurit. Zakonisht te personat ku kjo pjesë është e dëmtuar, ekziston tendenca për të marrë vendime të gabuara.

Një fjalë e urtë thotë: “mësojmë duke gabuar”. Mund të duket një frazë ngushëlluese, por qëllimi është të mos e bëjmë të ndihet më tepër fajtor atë që ka gabuar. Por, në të vërtetë, është pikërisht kështu: dështimi mund të jetë një moment i dobishëm rritjeje dhe nxënieje.

Shpesh imagjinojmë sikur ndodhemi përballë një objektivi në sferën personale apo profesionale. Mund të marrim dy rrugë të ndryshme: njëra e shënjuar vetëm nga sukseset dhe kënaqësitë e tjetra e mbushur me dështime e gabime. Por, në të vërtetë nuk është asnjëherë kështu dhe për të arritur suksesin duhet të kalojmë një sërë pengesash e vështirësish.

Dhe vetëm duke u përballur dhe kaluar vështirësi të tilla, mund të arrijmë objektivat e paracaktuara. Ndaj shmangia e gabimeve është e pamundur, por ato mund të shndërrohen në momente konstruktive që na ndihmojnë të rritemi dhe lejojnë të bëjmë një hap më tej kundrejt synimeve të paracaktuara. Që kjo të jetë e mundur, duhet të evitojmë ta vëmë veten përballë gabimeve me një sjellje viktimizimi, me ndjenjat e fajit dhe pesimizëm.

Charming couple walking down the streetGabimi, mundësia për të gabuar, shpesh trembin aq shumë sa mund të frenojnë çdo vendim apo veprim: më mirë të mos bësh gjë se sa të gabosh. “Të gabosh është njerëzore”, thotë një fjalë e urtë, ndaj nuk duhet të kemi frikë nga gabimet e mundshme. Përkundrazi, është pikërisht dështimi, i cili shpesh përcakton një ndryshim dhe dëshirën për të ecur në rrugë të reja. Duhet të mësojmë nga gabimet, në mënyrë që të mund t’i shndërrojmë ato në pikë të reja force.

Po përse një dështim apo gabim nuk konsiderohet si një ngjarje negative? Para së gjithash, siç thuhet dhe më sipër, çdo gabim mund të jetë një moment mësimi. Një fëmijë i vogël mëson të ecë duke u rrëzuar shumë herë dhe çdo herë ngrihet dhe fillon nga e para.

Nga përvoja, edhe negative, mësohet dhe përfitohet aftësi, në situatat analoge për të mos përsëritur të njëjtin gabim. Mossuksesi rrit maturinë, mund të na bëjë më të fortë për aq kohë sa ndodh kur çdo gjë ecën në drejtimin e duhur, shton aftësinë për t’u larguar nga situata të vështira.

Kur gabojmë, ndalemi dhe e pyesim veten nëse jemi në rrugën e duhur, çfarë duhet të ndryshojmë. Dhe, pse jo, dështimi mund të na japë forcën për t’u larguar nga udha e vjetër e për të rimarrë të reja dhe mund të rezultojë kështu një burim i madh mundësish.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top