Kohët e fundit nuk janë të paktë çiftet të cilët janë aktivë në rrjetet sociale, kryesisht në Instagram, të cilët ndajnë mënyrën tyre të jetesës me gjithë ndjekësit e tyre dhe që paguhen për këtë që bëjnë.
Por Australiani Jake Snow, 26 vjeç dhe e dashura e tij gjermane Marie Fe, 28 vjeç, nuk e bëjnë këtë gjë për të qenë të famshëm në mediat sociale, për ta kjo gjë ka qenë gjithmonë rreth dashurisë.
“Në vitin 2016, kur u takuam për herë të parë, ishim nga anët e kundërta të botës dhe kishim ide të kundërt se çfarë ishte dashuria”, tha Jake për FEMAIL.
“Ne nuk e kishim idenë se si do të ndryshonin gjërat, por të dy ndjemë diçka të veçantë dhe vendosëm t’i jepnim një shans dashurisë së vërtetë, pasi për të ia vlen të rrezikosh.
“Ne hoqëm dorë nga gjithçka fjalë për fjalë, shpenzuam kursimet tona të jetës, lanë punët tona, shitëm makinat dhe Marie braktisi studimet master, për të cilën kishte paguar tashmë një shumë prej $ 3000.
“Si shpërblim kemi marrë një shok shpirtëror, prandaj jemi shumë të kënaqur me vendimet që kemi marrë”.
Ata nuk e morën këtë vendim me idenë për të hapur një llogari në Instagram, por tashmë më shumë se 110,000 njerëz i ndjekin ata në udhëtimin e tyre rreth globit.
Por kjo nuk do të thotë që jeta e tyre është gjithmonë aq magjepsëse sa duket në fotot e tyre.
“Ne ende bëjmë një jetë normale dhe duhet të dini se kjo jetë që jetojmë kërkon shumë punë të vështirë”, shpjegoi Jake.
Burimi / dailymail.co.uk
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.