Në fokus

June 20, 2018 | 13:44

OBSH: Varësia nga lojërat elektronike është një çrregullim mendor

Për miliona njerëz është një hobi i padëmshëm, por për disa mund të bëhet më shumë – një varësi e vërtetë. Organizata Botërore e Shëndetësisë e ka njohur zyrtarisht varësinë nga video-lojërat si një patologji.

Quhet “gaming disorder” dhe është përfshirë në kapitullin e çrregullimeve mendore në International Classification of Diseases (ICD), lista zyrtare e sëmundjeve, përditësimi i së cilës sapo është publikuar.

Sipas listës së re, me më shumë se 55 mijë sëmundje të ndryshme, varësia nga lojërat dixhitale konsiston në “një seri sjelljesh të vazhdueshme ose periodike që marrin më shumë vëmendje se interesat e tjera në jetë”.

Simptomat përfshijnë: 

  • Zhvlerësim të kontrollit tek lojërat (shpeshtësi, intensitet, kohëzgjatja);
  • Njerëzit u japin shumë përparësi video-lojërave; 
  • Intensifikim në video-lojëra, pavarësisht pasojave negative.

Shumë psikiatër, megjithatë i referohen Manualit Diagnostik dhe Statistikor të Çrregullimeve Mendore (DSM), botimi i pestë i të cilit është publikuar në vitin 2013. Në këtë manual, çrregullimi i lojërave online është renditur si një gjendje për studime të mëtejshme, gjë që do të thotë që nuk është i njohur zyrtarisht.

Por disa vende janë angazhuar tashmë për të frenuar problemin. Në Korenë e Jugut, për shembull, qeveria ka miratuar një ligj që ua ndalon aksesin minorenëve nën 16 vjeç nga mesnata deri në orën gjashtë të mëngjesit. Në Japoni, ata që luajnë më shumë se një kohë e përcaktuar paralajmërohen, ndërsa Kina ka kufizuar orët gjatë të cilave fëmijët mund të luajnë lojërat më të njohura.

 

Burimi / BalkanWeb

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top