Këngëtarja me famë botërore Rihanna dhe partneri i saj A$AP Rocky janë në pritje të fëmijës së tyre të parë.
Çifti u fotografua duke ecuar dorë për dore në rrugët e Nju Jork-ut, ku këngëtarja ka zgjedhur një veshje e cila i tregon më së miri barkun e rrumbullakosur.
33-vjeçarja e veshur vetëm me një pallto Channel ngjyrë rozë, të hapur poshtë gjoksit, pa këmishë poshtë saj dhe duke sfiduar kështu temperaturat e ftohta u filmua krah babait të fëmijës që pret. Ylli i muzikës e kombinoi veshjen me disa bizhuteri të mëdha që i binin mbi barkun tashmë të rrumbullakosur.
Në fotografitë e shkrepura çifti duken mjaft të lumtur duke u përqafuar me njëri-tjetrin, ndërsa reperi A$AP Rocky i dhuron një puthje në ballë artistes. Megjithatë ende nuk ka asnjë reagim apo komunikim nga çifti për fansat në lidhje me pritjen e ëmbël apo gjininë e bebes.
Rihanna dhe A$AP u lidhën në nëntor të vitit 2020. Ata janë njohur në fillim të vitit 2010, kur filluan të performonin dhe të bënin turne muzikorë me njëri-tjetrin.
Burimi / PanoramaPlusOnline
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.