Të braktisur nga nëna dhe fati, dy të mitur në mëshirë të fatit, dy fëmijët e Pajazitit jetojnë prej muajsh në një çadër të improvizuar. Mjerimi brenda çadrës ka pllakosur gjithçka.
Fëmijët e mitur u braktisën nga nëna e tyre por edhe nga fati. Fëmijërinë e jetojnë mes skamjes, kur kthehen nga shkolla në rrugën me baltë ulen përtokë dhe bëjnë detyrat e shtëpisë.
“Nuk kam mundësi ku ti bëj detyrat e shtëpisë”, thotë vajza 11 vjeçare.
“Mami ka ikur, na ka lenë, shumë vështire është të jetosh këtu. Dua te kem shtëpi të bëj detyrat të ndihmoj babin jam e mërzitur me këto kushte. I them shqiptareve të na ndihmojnë mos të jetojmë në ketë çadër” thotë 11 vjeçarja.
Një thirrje ka dhe babai i vajzës, Pajaziti “tani nis dëbora, fëmijët kanë ftohtë. Vetëm një dhomë dua që ata të mësojnë. Nuk di çfarë të bëj në këto kushte…” shprehet ai.
Emisioni “Shqiptarët për shqiptarët”, ka udhëtuar në Drenas të Kosovës. Elvis Naçi ka takuar brenda një çadre të improvizuar kryefamiljarin Pajazit Dugolli.
Prej 7 muajsh kryefamiljari me dy fëmijët e mitur jetojnë në këtë çadër. E ëma i ka braktisur prej kohësh.
Në shkollë fëmijët i diskriminojnë, shokët u thonë nuk keni shtëpi. Babai i tha Elvis Naçit se i gënjen fëmijët pasi e pyesin se kur do u kthehet e ëma.
Në studio në Zyrih, Elvis Naçi premtoi se në tokën e familjes në Drenas do i ndërtojë një shtëpi të re.
Burimi / BalkanWeb
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.