FB

September 11, 2024 | 7:15

Duket sikur bota është gati të shpërthejë në rastin më të vogël, duke mos lënë vend për dialog apo mirëkuptim… Histori e bazuar në një ngjarje të vërtet!

 

E gjeta veten në aeroport, duke pritur që të shfaqej valixhja ime te rripi i bagazheve. Valixhet u rrotulluan ngadalë, një nga një, dhe ndërsa njëra që dukej si e imja u afrova, u përkula për të parë më mirë. Përpara se të sigurohesha, dëgjova një zë të lartë pas meje. Një zonjë më pa ashpër dhe filloi të më bërtiste duke më akuzuar se doja t’i merrja valixhen: “Jo, nuk do ta marrësh atë!”

alda-bircajNgriva! U përpoqa t’i shpjegoja se nuk kisha një qëllim të tillë, por ishte e qartë se ajo nuk donte të dëgjonte. Sikur të ishte pushtuar nga një inat i pakontrollueshëm, që shkonte përtej incidentit fillestar.

Duke u larguar nga ajo skenë me një ndjenjë zhgënjimi dhe sikleti, nuk mund të mos reflektoja se si ka ndryshuar sjellja e njerëzve vitet e fundit. Duket se shoqëria është bërë më e pafytyrë, e vrazhdë dhe e keqe. Duket sikur bota është gati të shpërthejë në rastin më të vogël, duke mos lënë vend për dialog apo mirëkuptim.

Ky ndryshim në sjellje, mendova, mund të jetë për shkak të një sërë faktorësh psikologjikë. Mënyra moderne e jetesës, me stresin, presionin dhe pasigurinë që sjell, mund t’i ketë çuar njerëzit në një gjendje tensioni të vazhdueshëm. Vështirësitë ekonomike, pasiguria për të ardhmen dhe izolimi social i përjetuar nga shumë njerëz, veçanërisht pas ngjarjeve të tilla si pandemia, i kanë përkeqësuar këto tendenca. Njerëzit duket se e kanë humbur durimin dhe bashkë me të edhe aftësinë për të menaxhuar mosmarrëveshjet me qetësi dhe racionalitet.

frika-nga-udhetimi-avion

Kjo skenë në aeroport ishte një simptomë e kësaj tendence më të gjerë sociale, e cila fatkeqësisht duket se po bëhet gjithnjë e më e zakonshme.

Dhe ndërsa njerëzit vazhdojnë të përjetojnë ngarkesa të forta emocionale, shpërthime të tilla bëhen të pashmangshme, duke lënë pas një ndjenjë të hidhur tjetërsimi dhe ndarjeje.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top