Përgatiti Esmeralda Birçaj, eksperte e shëndetit mendor
Durimi nuk është aftësia për të pritur, por për të ruajtur sjelljen e duhur ndërsa prisni. Ka të bëjë me harmonizimin e mendjes në rrjedhën e kohës drejt përmbushjes së qëllimit, të evoluoni ndërsa prisni rezultatin, ky është durimi. Të mos rrini e të ngulni sytë në horizont duke pritur shfaqjen e rezultateve.
Durimi nuk do të thotë të jetosh jetën pasivisht, por të zgjedhësh qëndrimin tënd çdo herë. Drejt përmbushjes së ëndrrës suaj, e të lakmuarve, të duroni është një opsion jo një rrugë pa krye, sigurohuni që është një zgjedhje “e mirë”, të mos i mungoj asgjë. Pikërisht sepse durimi është një zgjedhje, mos i errësoni ata përreth jush për çfarëdo vështirësie që paraqitet, ato vijnë për t’ju mësuar, në fund nën presion krijohen diamante.
Ju keni të drejtë të ankoheni por vetëm ndaj vetes, vetëm para pasqyrës dhe kjo më kursen. Kur hapet kutia e fatkeqësisë, është e vështirë ta mbyllësh, pozicioni i viktimës është i përshtatshëm. Ju nuk toleroni, duroni, ndryshimi është i madh dhe qëndron në zgjedhjen. Në rastin e parë, atë të tolerancës, nuk ka asnjë mundësi për të ndaluar, për të ndaluar atë që po ju detyron dhe për t’u shplodhur, por në rastin e dytë ekziston një zgjedhje/mundësi dhe tregon thellësinë e rrënjëve të dëshirës suaj, ajo demonstron karakterin, virtytet tuaja, aftësinë tuaj perceptuese dhe përshtatshmërinë tuaj. Çdo destinacion është i bukur dhe plot premtime por deri në të ekziston rruga, e cila është e panjohur dhe fsheh të papriturat.
Për të qenë të saktë, durimi mund të nënkuptojë kontrollimin dhe zgjerimin e kufijve tuaj, duke u përqëndruar në skulpturimin e personit tuaj në vend që të prisni siç mendojnë shumica e njerëzve. Ka kuptim, mendoni për këtë dhe do ta kuptoni. Nën këtë kusht, imagjinoni se ju jeni subjekt i procesit të formimit të një diamanti, nëse sigurisht doni të shihni tuajin. Të durojmë çdo sprovë, çdo pengesë të re dhe në fund të shkëlqejmë. Gjatë gjithë procesit, sigurohuni që sjellja juaj, karakteri juaj, të jetë i mirë, i paprekur, sepse ky është elementi që ndan durimin nga toleranca, kjo është aftësia juaj.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.