Mirëqenie

June 22, 2018 | 14:48

Dushi me ujë të nxehtë djeg aq kalori sa aktiviteti fizik

Lajme të mira ka për të gjitha ato nëna që dëshirojnë të humbasin kalori, por nuk kanë vullnet për të kryer aktivitet fizik.  Hulumtimet e reja zbulojnë se një dush me ujë të nxehtë mund të jetë po aq i dobishëm për shëndetin e njeriut, si një vrapim, ku ju djersiteni e digjni kalori.

Sipas Dr. Steve Faulkner nga Universiteti Loughborough, një banjë relaksuese ofron përfitime të ngjashme me ushtrimin e aktivitetit fizik dhe jo vetëm për mendjen; por gjithashtu mund të parandalojë edhe diabetin e tipit 2, si dhe sëmundje të tjera.

Për studimin, Dr. Faulkner analizoi 14 persona të cilët bënë një dush me ujë të nxehtë dhe më pas bënë xhiro me biçikletë. Udhëtimi biçikletë digjte më shumë kalori, por dushi ishte i barabartë me një shëtitje gjysmë ore, për sa i përket kalorive të djegura.

Dr. Faulkner tha se ndryshimi i përgjithshëm i sheqerit në gjak si në stërvitje ashtu edhe në dush ishte i ngjashëm dhe shtoi: “Por niveli i sheqerit në gjak pas ngrënies ishte rreth 10 për qind më i ulët kur pjesëmarrësit bënë një dush të nxehtë, krahasuar me kohën ata ushtruan aktivitet fizik.”

Natyrisht, përfitimet e stërvitjes janë ende të padiskutueshme, por për të gjitha ata që nuk munden kjo është një metodë alternative.

Studimet e fundit kanë treguar gjithashtu se koha e kaluar në plazh rrit përfitimet mendore.

 

Burimi / pernenat.al

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top