Dy djem janë fëmijët e parë që kanë ardhur në jetë për vitin 2022. I pari lindi në orën 00:00 në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë”. Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu ka konfirmuar se ka qenë djalë edhe fëmija i dytë që lindi në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve.
Postimi i Manastirliut
Mirë se erdhe AKID!
Fëmija i parë i vitit 2022 është djalë, që lindi shëndoshë e mirë në maternitetin “Mbretëresha Geraldinë” në orën 12:00.
Është djalë edhe bebi i parë që erdhi në jetë në maternitetin “Koço Gliozheni”, 1 minutë pas ndërrimit të viteve.
Jetë të gjatë e paçi këmbën e mbarë Akid & Aiden!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.