Në fokus

April 10, 2017 | 10:02

Dy emocionet që rrisin me 75% rrezikun e sulmit në zemër

Një studim në Universitetin e Sidneit zbulon një fakt shqetësues: rreziku për sulme në zemër rritet me 8.5 herë dy orë pas përjetimit të emocioneve të forta, veçanërisht zemërim dhe ankth. Në rastin e sulmeve të ankthit, rreziku është edhe më i madh me 9.5 herë.

1

Ky studim konfirmon se një sulm ankthi apo zemërimi intensiv, në fakt mund të shkaktojë një sulm në zemër, ashtu si ju shpesh shihni në filma, pasi protagonisti ka pasur një diskutim të ashpër. Përveç kësaj, gjëja interesante është se rreziku nuk është i kufizuar me kohën kur ne jemi duke përjetuar këto emocione, por shtrihet në dy orët në vijim.

Gjatë studimit janë analizuar ne 313 njerëzit që vuajnë nga mbyllje akute koronare. Psikologët analizuan me saktësi emocionet që kishin përjetuar dy ditë para se të pësonin një atak në zemër.

Shkaqet kryesore të këtyre emocioneve ishin:

– Diskutimet familjare- 29%

– Diskutimet me të tjerët- 42%

– Problemet në punë – 14%

– Situatat e lidhura me lëvizjen automobilistike – 14%

Natyrisht, emocionet intensive nuk janë të mjaftueshme për të shkaktuar një atak në zemër tek një person i shëndoshë, por nëse dikush është mbipeshë, vuan nga arterioskleroza apo hipertensioni, janë më të prirur për sëmundje kardiovaskulare, me kalimin e kohës.

Mekanizmat fiziologjike të zemërimit dhe ankthit

Ankthi dhe zemërimi shkaktojnë efekte të drejtpërdrejta fiziologjike në zemër dhe arterie që do të thotë se favorizojnë prodhimin e sasive të larta të hormoneve të stresit, të tilla si adrenalina dhe kortizoli. Këto hormone ndikojnë në funksionimin normal të trupit, ndikojnë në normën e frymëmarrjes dhe të zemrës.

Në fakt, këto hormone mund të rrisin normën e zemrës deri në 180 rrahje në minutë, kur në kushte normale duhet të jetë midis 50 dhe 100 rrahje. Ata gjithashtu mund të rrisin presionin e gjakut prej 120/80 në 220/130.

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top