Dëshmi

December 15, 2022 | 9:00

Dy fjalë të sinqerta për një socialiste të vërtetë….

Në gjykimin tim, (besoj se ky nuk është vetëm mendimi im), zonja Valentina Leskaj është një aset i vyer i produktit kualitativ i inteligjencës shqiptare dhe jo vetëm. Padyshim, ajo është dhe mbetet një personalitet politik dhe shoqëror me kontribute mjaft domethënëse, e angazhuar seriozisht në shumë zhvillime e transformime të rëndësishme të jetës së vendit.

 

Nga Ilir Çumani

Ajo ka një kontribut dhe rol të rëndësishëm në shumë procese demokratike për emancipimin shoqëror dhe politik në tërësi për më shumë se 4 dekada.

E kam njohur herët, para viteve ‘90. Asokohe, isha fare i ri, kur si kryeredaktore, drejtonte një nga revistat e njohura të kohës, “Shqiptarja e Re”, një organ i përmuajshëm shoqëror e letrar i gruas, përmes faqeve të së cilës la mjaft hapësirë për tu dhënë zë kauzave që synonin debatin e hapur, mendimin novator, përparimin dhe emcapimin e vajzave dhe grave shqiptare.

Pas viteve ‘90 – të, prezenca e zonjës Leskaj në angazhimet publike ka qenë mjaft aktive, në shumë nisma e lëvizje shoqërore në dobi të të Drejtave të Njeriut, të Grave dhe Vajzave në veçanti, e angazhuar gjithashtu edhe me pjesëmarrjen në politikë si një politikane e mençur, e matur dhe mjaft e moderuar.

Ajo ishte dhe mbetet një shembull i urtisë dhe mençurisë politike, model për të gjithë ata politikanë të rinj dhe të vjetër të cilët, në vend të sjelljes konstruktive dhe shërbesës mepërulje ndaj votuesve, kanë patur dhe kanë si mjet mllefin për hakmarrje, zullumet që nxisin vetëm urrejtjen dhe konfliktualitetin politik në mjedisin tonë të përbashkët.

Zonja Leskaj, padyshim ka qenë dhe mbetet një socialiste e vërtetë, e pastër, mjaft e ekuilibruar në qëndrimet e saj politike, duke qëndruar gjithmonë larg kulisave dhe marrëdhënieve konfliktuale me interesa të ngushta e okulte të politikanëve që e kanë përdorë politikën si mjet përfitimi për vete, por aspak në shërbim të kombit.

Tashmë, edhe pse nuk është pjesë e politikës aktive, sërish është mjaft e angazhuar në jetën e përdishme duke ndjekur me kujdes dhe shqetësim qytetar dhe intelektual çdo zhvillim që ndodh në jetën e vendit.

Së fundi, ka nxjerrë nga shtypi librin: “Politika si Ide”, ku shpalos refleksionet dhe idetë e saj, të gjithë përvojën dhe angazhimin në politikë, si një mjet në dobi të përmirësimit të jetës së qytetarit dhe jo vetëm.

Unë, sapo e morra në dorë këtë libër me një kushtim të përzemërt prej saj, duke i uruar me gjithë zemër:

Jetë të gjatë dhe paç gjithmonë energji të pashterrshme që, përmes kontributit dhe përvojës tashmë të konsoliduar të mund të kontribush ende me të njëjtin ritëm e produktivitet në dobi të përparimit dhe të interesave të larta të kombit, të së ardhmes më të mirë të vendit… 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top