Mirëqenie

February 2, 2019 | 11:16

Dy hapa të thjeshtë që ndihmojnë fëmijën të rregullojë kohën para ekraneve dhe atë të gjumit

Ditët e sotme shumica e fëmijëve nuk po flenë mjaftueshëm. Madje as të rriturit, por ky është faji jonë – ne jemi të rritur. Një prej shkaktarëve kryesorë se përse fëmijët kanë mungesë gjumi janë pajisjet elektronike, ndërkaq mungesa e gjumit ka efekte negative në humorin e fëmijës, në performancën në shkollë, në zhvillimin fizik, si dhe në shëndetin mendor.

Ja se mund ta ndihmoni fëmijën që ka probleme me balancimin e kohës që shpenzon para ekranit dhe gjumit të shëndetshëm:

  1. Largojeni teknologjinë nga dhoma e fjetjes!

Nëse fëmija nuk iu dëgjon që ta lë telefonin, laptopin apo televizorin, atëherë thjesht largoni të gjitha pajisjet elektronike nga dhoma e fëmijës.

  1. Sigurohuni që koha me familjen, detyrat e shkollës dhe të shtëpisë të jenë primare

Brenda limiteve të arsyeshme, përdorimi i pajisjeve elektronike nuk është problem i madh dhe mund të ketë efekt pozitiv. Fëmijët madje mund të mësojnë shumë gjëra duke luajtur video-lojëra ose duke parë video edukative, por gjithashtu forcojnë aftësitë komunikuese përmes shkëmbimit të mesazheve në internet.

Megjithatë, para video-lojërave, YouTube-t apo Instagram-it gjithmonë duhet të jenë detyrat e shkollës, detyrat e shtëpisë (p.sh. pastrimi i dhomës) dhe koha që shpenzon fëmija me familjen. Koha e shpenzuar para ekranit duhet të trajtohet si privilegj.

 

Burimi / telegrafi.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top