Mirëqenie

January 23, 2018 | 11:22

Dy kimikate që dëmtojnë jashtëzakonisht shumë mëlçinë tuaj dhe organet e tjera

Mëlçia është si gjeneral kurse zemra, veshkat, mushkëritë, pankreasi janë ushtarët. Nëse zemra ose organet e tjera nuk punojnë mirë, rrënja e problemit është mëlçia helmuar. Por lajmi i mirë është se mëlçia mund të rigjenerohet.

1

Nëse janë të dëmtuara 70% e qelizave në mëlçi, ajo ka mundësi që të rigjenerojë vetveten. Nëse keni peshë të madhe trupore, problemi juaj real, është mëlçia toksike. Kur mëlçia ngarkohet me toksinat e marra nga ushqimet dhe ajri, ajo nuk funksionon siç duhet dhe këto toksina kalojnë në qeliza. Një mëlçi toksike, është një derë e hapur për diabet, sëmundje zemre, dementia, kancer etj.

Por lajmi i mirë është se ekziston një super molekulë detoksi që pastron goxha mirë mëlçinë tuaj. Janë dy kimikate që dëmtojnë jashtëzakonisht shumë mëlçinë tuaj dhe organet e tjera në formën e reaksioneve zinxhir.

Kimikati i parë toksik i hedhur në ushqime dhe që duhet evituar, është fructose corn syrup. Gjendet në shumë ushqime, madje edhe nën emra të tjera si glycose syrup, fructose syrup, fruit fructose, corn syrup, maize syrup, crystalline fructose, dahlia syrup etj. Gjenden në shumë pije me gaz, pije të gatshme, ëmbëlsira, akullore, ushqime të ngrira, biskota, salad dressing, fat yogurt, pijet për sportistë, granola bars, drithërat mëngjesore.

Kimikati i dytë toksik quhet MSG ose Mono Sodium Glutamate e cila gjendet edhe në supë të gatshme apo bukë të thekur të gatshme (që mos të përdor emra), patatina dhe kokoshka. Është një neurotoksinë.
Rritja e nivelit të glutationeve në mëlçi (antioksidanti master), ndihmojnë pastrimin e saj. Sa më shumë glutathione të kemi, aq më të shëndetshëm jemi. Por problemi është se kur kalojmë mbi 30 vjeç, niveli i tyre bie dhe deri në moshën 45- vjeçare, niveli i tyre ka humbur me 50%. Mënyra më e mirë për ta marrë, është duke konsumuar ushqime që stimulojnë trupin që të prodhojë më shumë glutathione. Ushqimet që rrisin nivelin e glutationeve janë avokado, hudhra, asparag, kungull, grapefruit, brokoli, lulelakër, lakër, spinaq, pjeshkë, domatet, karotat, turmerik, kanellë, vezet e fshatit, limon, portokalle./Mësimet e Diolës

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top