Mirëqenie

October 17, 2020 | 8:14

Dy truket e panjohur për të eliminuar qeskat poshtë syve

A luftoni çdo mëngjes me qeskat poshtë syve? Atëherë me siguri keni provuar shumë mjete për t’i zvogëluar ato. Por nuk keni dëgjuar për këto sekrete të gjysheve? Këtu janë dy truket që ende nuk i dini për të zhdukur qeset e syve.

Çfarë janë qeskat poshtë syve dhe si t’i parandaloni ato

A keni menduar ndonjëherë se çfarë janë saktësisht qeset poshtë syve? Janë një kombinim i mbajtjes së lëngjeve, humbjes së elasticitetit të lëkurës dhe zgjerimit të indit yndyror nën sy. Është normale që qeset nën sy të formohen me plakjen. Por edhe gjatë një kohe kur ju luftoni për të pushuar.

Pra, stresi dhe lodhja janë ndër shkaqet kryesore të qeseve poshtë syve. Mënyra më e mirë për t’i eliminuar ato do të ishte pushimi i mjaftueshëm, mundësisht të paktën tetë orë në ditë. Por mund t’iu ndihmojë gjithashtu edhe pozicioni në të cilin flini. Në fakt këshillohet të pushoni me kokën ngritur.

Tani që dini të parandaloni qeskat nën sy, mund të pyesni veten: Si mund t’i zvogëloj shpejt nëse nuk dua të dalë nga shtëpia me sy të fryrë? Ka disa produkte në treg që mund t’ju ndihmojnë. Por nëse preferoni të bëni vetë metodat, këtu janë dy truket që akoma nuk i dini për të hequr qafe qeskat poshtë syve tuaj.

Truket e lira

Të gjesh vetë zgjidhje, për të eleminuar qeskat poshtë syve, ju lejon të kurseni para. Në fakt, ju mund ta lehtësoni problemin duke përdorur produkte që me siguri tashmë i keni në shtëpi. E para është thjesht një lugë. Sekreti është ta vendosni në ngrirje para se të flini. Paketat e ftohta në fakt janë shumë efektive në përshpejtimin e zvogëlimit të ënjtjes. Sapo të zgjoheni, thjesht masazhoni butësisht zonën e fryrë me lugë.

Metoda e dytë përfshin përdorimin e një produkti astringent. Shumica e xhelave dhe kremrave në treg përmbajnë përbërës me një fuqi astrigjente. Por të njëjtat veti gjenden edhe në një ushqim që me siguri e keni në frigorifer. Është e bardha e vezës. Provoni ta aplikoni atë nën sy, lëreni të veprojë për rreth dhjetë minuta dhe shpëlajeni me ujë të ngrohtë. Ndërkohë, përgatitni një mëngjes të shijshëm me pjesën tjetër të vezës! Kështu që do të jeni gati ta përballoni ditën me sy jo të fryrë dhe plot energji.

 

 

Burimi / https://www.proiezionidiborsa.it/

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top