Alexandrite Again Pro 2024: Magjia e lazerit për lëkurë dhe trup të përsosur. Risia më e fundit në nivel botëror në Shqipëri, që i realizon të gjitha proceset në vetëm 25 minuta në ENEVIE, Lezhë.
Enevie Klinikë Estetike u krijua si një “fëmijë i vetëm” në lëmin e shumë të ngjashmeve në vend. U krijua për të sjellë një tjetër model mirëqenieje për shumë gra dhe vajza, në kërkim të një lëkure dhe imazhi të përsosur. Enevie Klinikë Estetikë është sinonimi i profesionalizmit dhe seriozitetit, ku çdo vajzë apo grua ndjehet perëndeshë. Në 2-vjetorin e kësaj sipërmarrjeje në fushën e dermoestetikës, Klinika Enevie me qendër në zemër të Lezhës, ka treguar rritje të personave që kanë gjetur shërimin për probleme të ndryshme të lëkurës, si dhe mirëmbajtjen dhe trajtimin e saj drejt përsosmërisë.
Anduela, e zonja e shtëpisë, gjithë përkushtimin, energjinë dhe pasionin që ka për të bukurën, thotë se ia dedikon ambicies për të sjellë profesionalizmin që shumë vajza dhe gra e meritojnë, jo vetëm në qytetin e Lezhës, por të në gjithë zonën e Veriut. Sepse falë rrugës, Klinika Estetike Enevie është edhe më pranë jush për të merituar të gjitha shërbimet më cilësore që kërkoni.
Në Enevie gjithçka bëhet PRO!
Risia më e fundit në nivel botëror, Alexandrite Again Pro 2024 po shkëlqen si një nga arritjet më të mëdha në fushën e lazerit për trajtime të lëkurës. Kjo pajisje e avancuar gjendet tani në Klinikën Dermoestetike Enevie, sikundër çdo pajisje Premium që po revolucionalizon mënyrën se si trajtohen shumë prej problemeve të lëkurës që prekin njerëzit në mbarë botën. Ajo që bën Alexandrite Again Pro 2024 është trajtimi i të gjitha proceseve në total të trupit brenda 25 minuta. Proces i sigurt, komod, pa dhimbje apo djegie, mini invaziv dhe me cilësi të lartë. Një nga këto procese është minimizimi apo heqja e rrudhave për të gjitha gratë që nuk duan të bëjnë botoksin. Plexr është një teknikë që përmes lazerit ju shpëton një herë e mirë nga tendenca e lëkurës për të krijuar rrudhat, duke ndihmuar në korrigjimin e plotë të tyre. Ky proces shoqërohet dhe më trajtimin e vazhdueshëm me produktet cilësore të kozmetologjisë, e cila ndihmon në arritjen e rezultateve të menjëhershme. Po ashtu lazeri Dermapen 4 në terapi me gjithë produktet më cilësore, i jep elasticitetin dhe shkëlqimin lëkurës, duke e freskuar atë pa ndikimin e viteve që mbani mbi supe.
Enevie Klinikë Estetike në qytetin e Lezhës, është vlerësuar për punën, standardin e një klinike dermoestetike, teknologjinë e avancuar dhe nivelin e lartë të produkteve (edhe ato Premium), duke u kthyer në një pikë reference për të gjithë zonën e Veriut. Sepse në Enevie gjenden pajisjet më të mira dhe profesionalizmi më i lartë, cilësia dhe korrektësia, në çdo kohë për secilën ka nevojë për trajtimin që kërkon. Dhe kjo cilësi gjendet dhe jashtë Tiranës, atje në Lezhë, ku me meritë ka zgjedhur të jetë shembull në kontributin që jep, pa lëvizur çmimet, dhe në konkurrencë vetëm me veten.
Adresa: Rruga Shtraus, Lezhë
Cel: +355 69 571 1114
Instagram: enevieaesthetics
Facebook: Enevie Klinike Estetike Lezhe
Email- [email protected]
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.