Një tingull, një këngë, një peisazh, një lule e bukur, lindja e një fëmije, një individ i kthyer në jetë të bëjnë të jetosh me ëndrrën më të bukur. Truri është ai që shndrit e rrezaton një dritë në formë të valëve që përthithen e përplasen në çdo qenie të gjallë. Truri, kjo enigmë e madhe, ka nisur të zbulohet “hap pas hapi”, nga shkenca të tilla si psikologjia, neuroshkenca, shkencat kompjuterike, si dhe shkencat humane, ku së bashku formojnë bashkësinë e të ashtuquajturave shkencat konjitive.
*Liljana Ndoja Qeraxhia, mjeke familje
Neurotransmetuesi dopaminë përfshihet pjesërisht në shpërthimin e ndjenjave të këndshme që mund të çlirohet në zona të caktuara, në përgjigje të muzikës, bazuar në mekanizmat fizikë, mendorë, si dhe estetikë, duke nxitur emocione dhe duke përmirësuar gjendjen shpirtërore e duke ndikuar në forcimin e personalitetit të dëgjuesit. Për këtë arsye muzika është e aftë të trajtojë dhe mjekojë çrregullime neurologjike dhe psikologjike si, dhimbje kronike, ankth, depresion etj.
Me metodat e ndryshme shkencore imazherike si rezonanca magnetike e trurit është zbuluar se përmbajtja specifike e tingullit të një kitare apo zërit njerëzor, mund të dallohen gjatë aktivitetit të trurit në zona funksionale të veçanta në përpunimin e informacionit muzikor që ndodhen në sipërfaqen e trurit, si dhe në zonat e thella të tij.
Është provuar që edhe në zonat e thella subkortikale të trurit të cilat supozoheshin se anashkalojnë mendimin e vetëdijshëm, u pa që bërthamat subkortikale genikulare në thalamus, vermin anterior të cerebelumit ishin përfshirë në rregullimin e lëvizjeve gjatë vallëzimit.
Nga valltarët tek muzikantët aktiviteti i trurit është më mbizotërues në hemisferën e majtë të kortekstit frontal, si dhe në hemisferën e majtë të kortekstit auditor.
Në vitin 1981 duke përdorur EEG u zbulua që korteksti i dëgjimit njerëzor, aktivizohet ndryshe në përgjigje të toneve të ndryshme. Në vitin 2003 rezonanca magnetike zbuloi se shkallët e informacionit auditor përpunohen në dy rryma, ku njëra prej tyre është ventrale abdominale, e cila shkon në drejtim të trurit të përparmë, si dhe tjetra dorsale, e cila shkon në mesin e sipërm të trurit.
Muzikoterapia, shfaqet në këtë rast si ushqim i shpirtit dhe mendjes, ndër të cilat kjo energji shpaloset nga artistët me anë të krijimeve artistike.
Në këtë kontekst mund të përmendim, disa nga artistët shqiptarë e më gjerë, ku kjo energji artistike është shfaqur në formën më të pastër të mundshme. Këtu duhet të përmendim, Prenkë Jakova, Pjetër Gaci, Mentor Xhemali, Bik Ndoja, Marie Kraja, Mark Kaftalli, Tish Daija, Lucie Miloti, Ibrahim Tukiqi, Inva Mula, Ramë Lahaj, etj, etj.
Ndër artistët ndërkombëtarë klasikët Pavaroti, Domingo, Carreras, këngëtarët Pop Michael Jackson, Bittels, Rrolling Stones etj, etj.
Muzikologjia konjitive pret përgjigje, çfarë e dallon muzikën nga tingujt e tjerë?!
*Liljana Ndoja është bija e këngëtarit shkodran “Mjeshtrit të madh” Bik Ndoja.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.