FB

December 25, 2021 | 8:15

E dashur grua, e dua lirinë tënde, natyrën tënde të egër që të bën gruan e mrekullueshme që je!

Si një burrë që qëndroj pranë teje, ndihem shumë i lumtur që mund të të kem për atë që je në të vërtetë, me gjithë potencialin tënd, me të gjitha talentet dhe të vërtetën e ndjenjave të tua.

01

Edhe Jo-të e tua janë të çmuara për mua kur vijnë nga ndjenja jote autentike. Më pëlqen të të sodis ndërsa kërcen në zjarr, më emocionon liria jote, jam krenar për respektin që tregon për veten tënde, për mënyrën se si kujdesesh për gjithçka që ka rëndësi për ty.

I kuptoj frikërat e tua, edhe kur nuk i shfaq, dhe dukem si njeriu që ka pikturuar shoqëria, ajo mburoja muskulore dhe e sigurt, ndonjëherë edhe arrogante.

Ashtu si Ti, edhe unë kam frikë nga çmenduria e kësaj bote dhe nga maskat që ndonjëherë mund t’i vendos, duke fshehur të vërtetën se kush jam dhe ankthin që nuk jam mjaftueshëm për Ty.

Të ftoj të më duash edhe në brishtësinë time si një njeri i ndjeshëm, i aftë për të qarë në heshtje për padrejtësitë dhe për dhimbjen e atyre që vuajnë.

Unë e dua lirinë tënde, pavarësinë tënde, natyrën tënde të egër dhe ekzagjerimet që të bëjnë Ty gruan e mrekullueshme që je.

 

 

Dario Canil, psikolog

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top