Një kapitull!
E dashur vetja ime, që je një vajzë, një grua! Një vit që po ikën, pavarësisht se ikin dhe vitet e tua! Sa shumë lot ke derdhur! Sa shumë ke urryer veten që u tregove aq e mirë por me njerëzit e gabuar! Sa shumë urrejtje ke në shpirt që besove në atë njerëz që kanë harruar të kenë dhe vlerësojnë çiltërsinë, shpirtin, profesionalizmin!
Nga Dr.Donila Pipa
E di që ke buzëqeshur duke fshirë lotët jo sepse je e dobët, por lotët e tu nuk kanë pse t’i shohin ata njerëz që gëzohen për to.
Por, menduan se të mundën, të sfidoi jeta me çdo situatë, me çdo njeri edhe nga ata që ju ke dhëne forcë.
Por mos harro, askush nuk mund të vrasë një shpirt të lirë, të vërtetë dhe luftarak!
E dashur vajzë, grua!
Mos harro betejat më të forta!
Mos harro që betejat më të vështira janë ato të cilat t’i harron sa vlen, edhe që je unike!
Sot, e di që nuk je vetëm pasi njerëzit e vërtetë qëndrojnë afër teje kur zbret dhe ngjitesh në kapitujt e jetës!
Nga ky vit që po ikën mësova të qaj, çdo ditë, në çdo kapitull të jetës sime, por fshiva lotët dhe eca, vrapova si e marrë pasi është vetëm jeta ime!
Kështu bëj dhe ti e dashur, vajzë, grua! Vrapo, qaj, mos ndalo të jetosh betejat e tua!
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.