E dini që femrat harxhojnë mesatarisht 6 orë për t’u përgatitur para se të kryejnë marrëdhënie me një mashkull për herë të parë?! Me siguri, edhe nëse nuk dinit numrin e saktë të orëve, e merrnit me mend, por surpriza e vërtetë s’është kjo.
Çfarë mendojnë meshkujt herën e parë që janë në shtrat me të dashurën e tyre? Ku fiksohen ata? Cili është detaji që vënë re më shumë? Sigurisht, për meshkuj të ndryshëm ka përgjigje të ndryshme, por nuk është asgjë nga çfarë kaloi tani nëpër mendjen tuaj.
Vetbesimi juaj
Vetbesimi në dhomën e gjumit është një ndër gjërat e para që meshkujt vënë re kur ju zhvisheni. Ai nuk e ka mendjen te qimet në zonën e bikinit dhe as pjesë të tjera të lëkurës tuaj. Ai është shumë më i përqëndruar se sa rehat ndiheni ju dhe sa besim keni tek vetja.
Lëvizjet
Po, meshkujt pëlqejnë kur ju merrni frenat në shtrat dhe kjo është diçka që i tërheq vëmendjen më shumë sesa format trupore seksi. Nëse vërtet dëshironi të bëni një përshtypje të parë, provoni lëvizjet kreative në shtrat në mënyrë që ai mos ju harroj lehtë.
Sytë
Ky tipar i trupit ishte në fakt ndër më të përmendurit në mesin e të anketuarve. Mund të luani me make up-in ose thjesht t’i ngulni sytë kur t’i thoni sesa mirë ndiheni në praninë e tij. Por edhe nëse harroni ta bëni diçka të tillë me shumë mundësi ai as që do ta vërë re fare.
Përgatiti K.I / Burimi www.vogue.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.