E folura nuk është një proces i lehtë që mjafton të dëgjosh fjalën dhe ta përsëritësh. E folura është marrëdhënie. Është një proces i gjatë, që fillon me një ngarkesë shumë të fuqishme emocionale ku përfshihen të gjitha shqisat dhe strukturat e vjetra e të reja të psihës së njeriut, përfshi këtu edhe atë “forcë” që ka vetëm gjuha e njeriut për të artikuluar fjalën.
Nga Lira Gjika
Kur vjen foshnja në këtë botë menjëherë fillon nga “puna” për të realizuar këtë proces kaq të ndërlikuar dhe njëherazi të thjeshtë. Prandaj prindër ndihmojeni ta realizojë sa më të plotë këtë proces që të mos mbetet në stade përsëritjeje.
Flisni qartë dhe saktë me fëmijën tuaj, mos e shihni të vogël. Fëmija juaj është duke mësuar fjalën dhe njerëzoren, mos ja vështirësoni punën duke folur gjysma-gjysma. E kuptoj që ju pëlqen po të paktën bëjeni njëherë në javë apo në çaste loje dhe jo gjithë kohën.
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.