Posta

March 22, 2018 | 9:09

E kam tradhtuar burrin disa herë, por jam prapë me të. Psikologu: Përballuni me problemet, dhe jo të arratiseni!

Noemi, 29 vjeçe, biologe

Jam me Stefanon prej tre vitesh, por prej një viti gjërat nuk shkojnë dhe aq mirë mes nesh. Saktësisht, që kur e kam tradhtuar për herë të parë. Në vazhdim, e kam bërë këtë gjë dhe me meshkujt të tjerë dhe gjatë kësaj periudhe, kam përjetuar aventurën time të katërt. Në fillim, nuk do ta besoja kurrë që do të më ndodhte, sepse tradhtia shkon në kundërshti me principet e mia dhe konceptit që kam për dashurinë.

tradhtiaProblemi i vërtetë është që, në çiftin tonë ka shumë keqkuptime, të pamundura për t’u zgjidhur: Stefano ka opinione ekstremist politike, ku unë nuk ia dal ta mbështes dhe e refuzoj idenë që t’i rris fëmijët në një ambient të ngjashëm. Në tri tradhtitë e para kam pasur përshtypjen se do të ndryshonte situata, do argëtohesha. Por këtë periudhë, kur u takova me Brunon, ishte krejt ndryshe.

“Prisja që të më kërkonte ta ndiqja”

I dërgoja mesazhe Brunos, ndërsa Stefano flinte pranë meje. Zemra ime rrihte me 100 në orë ndërsa prisja përgjigjen e tij. Fshihesha për ta telefonuar sapo të mundesha. Kuptova që do të mjaftonte fare pak për të lënë gjithçka për të, do të hipja në trenin e parë dhe do ta mbërrija. Për fat të keq në fakt, nuk ma kërkoi këtë. Stefano nuk mësoi kurrë për këtë gjë, as për flirtin, dhe as për të tjerët. Jemi akoma bashkë dhe tashmë për Bruno nuk mendoj fare, e cila provon se nuk isha për të dhe nuk ishte as personi për të cilin kisha nevojë. Por mbi të gjitha, për atë që përfaqësonte: një rast për t’ia mbathur, për t’i dhënë fund një marrëdhënieje që tanimë më mban ngushtë, pa rrezikuar të qëndroj vetëm.

Këndvështrimi i psikologut

yvon-dallaire

Yvon Dallaire, psikolog dhe seksolog

Shumë gra nuk arrijnë t’i japin fund historive që nuk i kënaqin më. Para së gjithash, pse çdo marrëdhënie, edhe pse problematike, jep gjithmonë “përfitime parësore dhe dytësore”, ashtu si siguria afektive dhe financiare.

Por gratë mundet të jenë edhe të shtyra nga ndjenja e detyrimeve, nga frika e vuajtjes apo ajo ankthi i të qëndruarit vetëm. Është një qark vicioz, dhe tradhtia nuk bën gjë tjetër veçse i komplikon gjërat.

Në vend që të përballen me problemet në çift, kërkojnë zgjidhje përmes shpëtimit në të kompensuari të situatës me një rrethanë tjetër, ja përse tradhtia e rrit çekuilibrin në çift.

Dhe Noemi duhet të kuptojë që i dashuri nuk duhet të jetë një e mesme për të arritur të ndahet nga bashkëshorti. Personi me të cilin ka një lidhje, është si një jelek shpëtimi që e lejon të largohet nga rrjedha (partnerin aktual), por që nuk ka vlerë në vetvete për atë që bën. Qëllimi final është që të niset drejt rrjedhës… me apo pa jelekun e shpëtimit, pak rëndësi ka!

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi AlFeminile.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top