Lifestyle

May 12, 2018 | 8:36

E kuqja pasionale e garderobës këtë verë

DESKTOP_mix_match_rosso-696x333

Pasionale dhe joshëse, e kuqja rikthehet të jetë protagonistja e madhe. Pas pushtimit të të gjitha koleksioneve të dimrit tani është duke u përgatitur për të pushtuar ato verore dhe në muajt e ardhshëm do të jetë zgjidhja më e përshtatshme për t’i dhënë dritë veshjeve dhe për t’i shtuar energjinë edhe veshjeve më të thjeshta.

Nga shega, tek qershia dhe korali, e kuqja në të gjithë nuancat e saj, e shfaqur më parë në pasarela dhe më pas në rrugët e kryeqyteteve të modës është një nga ngjyrat e preferuara të ikoanve të modës dhe mbretëreshave të stilit të rrugës dhe tashmë është cilësuar si nuanca më e nxehtë e verës.

Si mund ta vishni pa bërë gabime në stilin tuaj? Kush e ndjen se nuk duhet të dalë nga shija e saj mund ta kombinojë me xhinsin dhe me ngjyrat si e bardha dhe nudë, për një pamje më të thjeshtë dhe mbresëlënëse.

Ata që nuk frikësohen nga kombinime më të guximshme dhe nuk kanë frikë të bien në sy, në këtë sezon mund të guxojnë pak më shumë se zakonisht dhe të zgjedhin pamjen totale të të kuqes ose ta kombinojnë me nuanca të pazakonta, të tilla si jeshile smerald, rozë ose ari .

Nëse pëlqeni veçanërisht fantazitë me shumë ngjyra, nuk ju mbetet veçse të vishni këtë ngjyrë nuanca të tjera të të kuqes.

Kemi zgjedhur disa kombinime që duhet patjetër t’i provoni këtë sezon, le të frymëzoheni!
dress1

dress2

dress3

dress4

dress5 (1)

dress (1)

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top