FB

June 19, 2021 | 8:20

E mira dhe e keqja / Nëse të kundërtat nuk do të ekzistonin, ne do të jetonim në indiferencë

*Omraam Mikhaël Aïvanhov, filozof, pedagog, mistik dhe ezoterik maqedonas

 

 

Virtyti dhe vesi, forca dhe dobësia, bukuria dhe shëmtia janë aspekte të ndryshme të së mirës dhe së keqes që shohim të shfaqen kudo. Por në vend që të mësojmë se si të sillemi me këto dy pole të unitetit, ne, qeniet njerëzore, nuk pushojmë kurrë së pyeturi pse Zoti lejon që e keqja të ekzistojë.

1

Nuk kanë pse t’i bëjnë vetes këto lloj pyetjesh, por përkundrazi duhet të kuptojnë se e mira dhe e keqja janë të lidhura ngushtë, pasi, duke qenë pole plotësuese, ato kanë çështje për t’u marrë së bashku.

Ekzistenca jonë në tokë është plotësisht e kushtëzuar nga ndërrimi i ditëve dhe netëve, dhe ky alternim që rregullon jetën e të gjithë natyrës, gjithashtu rregullon jetën tonë fizike, si dhe jetën tonë psikike.

Ne nuk do të ishim në gjendje të dinim se çfarë është drita nëse errësira nuk do të ekzistonte, as çfarë është mençuria, drejtësia, bukuria dhe gëzimi nëse nuk do të detyroheshim të përplaseshim me marrëzinë, padrejtësinë, shëmtinë dhe trishtimin.

Është nga krahasimi dhe përballja që lind mirëkuptimi. Nëse të kundërtat nuk do të ekzistonin, ne do të jetonim në indiferencë.

 

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi La voce del buio

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top