Në fokus

October 7, 2016 | 8:23

“E njoh mirë këtë dreq sëmundje!“

Tetori është muaji i sensibilizimit kundër kancerit të gjirit. Gazetarja Fjori Dardha në një mesazh sensibilizues, ka rrëfyer eksperiencën e saj në lidhje me këtë sëmundje dhe bën apel për gratë që të veprojnë për t’u mbrojtur prej saj.

“E njoh mirë këtë dreq sëmundje!

E di mirë se si të rrënon, jo vetëm fizikisht!

E njoh vuajtjen që të shkakton!

E di se si ta turbullon jetën!

E di se si të shembet bota!

Kam mësuar përmendësh ekzaminimet, protokollin e mjekimit, llojet e kimioterapisë, seancat e radioterapisë, intensitetin e dhimbjeve, pafuqinë që ndjen gjatë terapisë, stresin që perjeton!

Njoh “shijen” e lotëve që shkakton kjo DREQ sëmundje!

Kur e ke në shtëpi nuk është më sëmundje e një personi, është vuajtje e gjithë familjes!

Duhet forcë e madhe për të përballuar!

Ta konstatosh në kohë kancerin e gjirit është fitorja më e madhe!

MOS I NEGLIZHONI KONTROLLET!

Kujdesuni për jetët tuaja!

Tetori është muaj i luftës ndaj kancerit të gjirit!

“E njoh mirë këtë dreq sëmundje!“

 

 

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top