Është e jashtëzakonshme dhe e pabesueshme ajo që po realizon Luiza Gega nga gara në garë. Kampionia kuqezi ka dhuruar në orët e para të mëngjesit të sotëm paraqitjen më të mirë të të gjitha kohërave për Shqipërinë në një Kampionat Botëror, duke tejkaluar përsëri veten.
Gega u rendit e pesta në finalen e 3000 metrave me pengesa në evenimentin më madhor të atletikës që po mbahet në Oregon të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Ajo regjistroi kohën ‘9:”10.”’04, duke thyer me rreth 4 sekonda e gjysmë rekordin kombëtar që kishte vendosur vetëm disa javë më parë në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Burimi panoramasport.al
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.