“Nuk do ta ndërroja kurrë buzëqeshjen e Zemrës sime, as me të gjithë pasuritë e botës’’ na thotë poeti Halil Gibran.
Sa dituri është përmbledhur në këto fjalë! Sa pasuri e pashfrytëzuar! Në kohën tonë depresuese, ku të gjithë qahemi dhe ankohemi për kaq e kaq probleme ekonomike, sentimentale, familjare profesionale dhe aq të tjera, ilaçi më i mirë, jo vetëm për shpirtin por edhe për trupin thonë ekspertët, është … Buzëqeshja!
Po pse e qeshura është ilaç?
Ose ndryshe ….Nga ah, ah, ah ….. si do të kalojmë tek …. Ha, ha, ha-ja!!!E megjithatë…Është vërtetuar shkencërisht, se e qeshura shëron shpirtin dhe trupin tonë, mbron zemrën tonë, forcon sistemin e frymëmarrjes, lufton sidomos depresionin. E qeshura u jep zgjidhje edhe tipave stresues, meqë çdo gjë që na torturon dhe duket e padurueshme, me të qeshurën duket … qesharake.
Buzëqeshni atëherë! Fort, me gjithë zemër, spontanisht … për zemrën tuaj dhe jo vetëm!
Buzëqeshja sipas shumë kërkimeve shkencore:
Forcon mekanizmin mbrojtës të trupit, pasi kur ne qeshim, organizmi ynë lëshon elektrone imuniteti në hundë dhe në sistemin e frymëmarrjes, që e mbrojnë nga viruset dhe mikrobet.
I bën mirë zemrës, pasi zgjerohen venat gjakmbajtëse dhe si rezultat theksohet qarkullimi i gjakut dhe shumohet sasia e gjakut tek damarët. Ata që kanë pësuar atak , me vetëm gjysmë ore të qeshur në ditë, ulet shumë mundësia e të përsëriturit të atakut të zemrës.
Luftojmë stresin, pasi prodhojmë më shumë endorfinë, ‘’hormonet e famshme të gëzimit’’.
Kapërcejmë lehtë dhembjet, pasi hormonet e mësipërme funksionojnë edhe si qetësues.
Vlen te përmendim edhe mendimin e psikologëve , të cilët na thonë se : ‘’Më trego të qeshurën tënde, të të them se kush je!’’. Pra konsiderojnë se mund të kuptojmë më mirë karakterin e dikujt nga e qeshura e tij se sa nga një analizë e mërzitshme psikologjike.
Janë dakord gjithashtu se e qeshura ndriçon disa anë të harruara të problemeve tona, përveçse na qetëson . Na tregon rrugën, na ndez dritën, dhe sikur të mos mjaftonin te gjitha këto , për më tepër, na çlodh !
Buzëqeshni atëherë , ju bën mirë!
Buzëqeshje vs Humor i keq
Kini kujdes! Humori i keq është një armik që vendos hije mbi personalitetin tonë. Në të vërtetë, humori i keq është një tregues i mungesës së paqes shpirtërore, i mungesës së marrëveshjes me veten tonë.
Është e sigurt se e qeshura ka aftësinë për të dhënë gëzim dhe lumturi. Por, për çfarë lumturie e kemi fjalën? Zakonisht presim nga faktorë të jashtëm të gjejmë gëzimin. GABIM! Filozofia mijëravjeçare na mëson se njeriu duhet të kultivojë gëzimin brenda vetes së tij ose me fjalë të tjera na mëson se gëzimi është një gjendje Shpirtërore…..
‘’Buzëqesh , zemra ime, buzëqesh
Gjej kohën për të buzëqeshur
Pasi buzëqeshja është muzika e Shpirtit’’
Mbani mend:
Buzëqeshni akoma edhe në momentet më të vështira të jetës suaj.
Buzëqeshni pasi jeta tregon bukurinë e saj nëpërmes përmbysjeve.
Aty ku mendoni se asgjë nuk mund të shkojë më keq , kini parasysh se buzëqeshja mund të ndryshojë të dhënat.
Sepse nëse arrijmë të buzëqeshim me diçka, sado e vështirë të jetë , mund edhe ta kapërcejmë
Buzëqeshni pasi jetë pa vdekje, dhe vdekje pa jetë nuk mund të ekzistojë. Këtë e quajmë Rilindje!
Buzëqeshni dhe buzëqeshja juaj do të dëgjohet.
Për këtë pra…
Të gjejmë motivet, në mënyrë që çdo ditë që fillon të jetë një festë. ‘’Një ditë pa buzëqeshje është një ditë e humbur’’.
Le të zgjohemi me gëzim dhe entuziazëm.
Le të karikojmë bateritë tona me energji.
Le të sjellim në sipërfaqe fëmijën që mbajmë brenda nesh.
Të buzëqeshim shpesh, sidomos me veten tonë.
T’u përgjigjemi sfidave të jetës me vendosmëri.
Të shfaqim dashurinë tonë më shpesh.
Duhet të ‘’marrim frymë’’ periodikisht, të qetësohemi disa minuta, jo vetëm nga ana fizike, por sidomos nga ana psikologjike dhe mendore.
‘’Mbaj mend se jeta të përket dhe mund të ndryshosh gjithçka. Dhe prapë nëse nuk arrin të ndryshosh realitetin, atëherë ndrysho syrin me të çilin e shikon këtë realitet’’ N. Kazantzakis
Burimi / http://www.balkanweb.com
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.