FB

October 24, 2022 | 7:45

E qeshura na ndihmon të mbijetojmë

Sipas një studimi të ri, Carlo Bellieni, pediatër dhe neonatolog në Universitetin e Sienës na tregon shkaqet e humorit dhe përfitimet që sjell e qeshura në organizmin tonë.

“E qeshura lindi si një formë e gjuhës stërgjyshore, përpara fjalës dhe u zhvillua tek të parët tanë përpara lindjes së vetë gjuhës. Lindur për të paralajmëruar për një arratisje të ngushtë, mbeti sepse ishte e dobishme për psikikën dhe organizmin” tha profesor Bellieni.

Në studimin e tij ai shpjegon se cili është shkaku i humorit dhe pse e qeshura ritmike është manifestimi fizik i tij. Në dy vitet e kërkimit, u studiuan si karakteristikat fizike ashtu edhe qendrat e trurit të lidhura me prodhimin e aktit të të qeshurit dhe përfitimet shëndetësore të humorit.

 “Teoria më e besueshme për humorin është ajo e mospërputhjes, – shpjegon Bellieni, – ku një ngjarje ose objekt i papërputhshëm shkakton një ndjenjë habie dhe pasohet nga diçka që qetëson shikuesit për padëmshmërinë e saj.

 “E qeshura do të ishte stigmatizimi i kësaj mospërputhjeje të panatyrshme, përmes tingullit dhe formës së saj ritmike”. Një lloj sinjali jo më vigjilent pas goditjes së shkaktuar nga sa duket e rrezikshme për rrjedhshmërinë e jetës.”

“Me pak fjalë, nuk do të qeshin vetëm budallenjtë, por të gjithë njerëzit në luftën e përditshme për mbijetesë”- përfundoi ai.

 

 

Burimi www.tgcom24.mediaset.it

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top