Këshilla & Arsye

October 11, 2017 | 7:31

E quajnë pija e shëndetit, por bën keq për tiroidet e shkakton mungesën e Vitaminës D

Shumë njerëz janë të bindur se konsumimi i rregullt i kësaj pijeje është një kurë e vërtetë. Megjithatë, ky qumësht bart një sekret të pakëndshëm. Të pirit çdo mëngjes dëmton tiroiden dhe mund të krijojë mangësi të vitaminës D.

tiroide-gola-latticini

Mungesa e vitaminës D dhe problemet e tiroides … është faji i këtij qumështi!

A jeni kurioz të dini se çfarë është ky qumësht që akuzohet kaq hapur për pakënaqësitë që shfaq? Është qumështi i sojes. Kjo pije prej kohësh konsiderohej si shumë e shëndetshme.

I pasur me proteina, me pak kalori, me karbohidrate dhe pa kolesterol, i pasur me vitamina dhe lehtësisht i tretshëm, qumështi i sojeve mund të jetë me të vërtetë i shëndetshëm nëse nuk do t’i përmbante ato substanca të cilat janë të dëmshme për shëndetin, antiushqyese.

Një nga antiushqyesit  që përmban, është një enzimë inhibitore e tripsinës, substancë e nevojshme për tretjen e duhur të proteinave. Efekti frenues në thithjen e aminoacideve mund të ndikojë në prodhimin e shumë substancave dhe të shkaktojë: migrenë, dhimbje koke, depresion, ankth, atake paniku dhe fibromialxhi.

Ndërkaq është mirë të dini se:

1.Pirja e dy gotave qumësht soje në ditë mund të ndryshojë ciklin menstrual të grave.

2.Qumështi i sojeve rrit nevojën e trupit për Vitaminë B12 dhe Vitaminë D dhe mund të çojë në mungesën e këtyre vitaminave.

3.Soja përmban estrogjene bimore, të cilat mund të çojnë në infertilitet dhe kancer të gjirit te gratë.

4.Soja dhe derivatet e saj, të tilla si qumështi, përmbajnë nivele të larta të acidit fitik, të cilat pengojnë përthithjen e kalciumit, magnezit, bakrit, hekurit dhe zinkut.

5.Ushqimet me përmbajtje soje, si qumështi, përmbajnë nivele të larta të aluminit toksik, të cilat ndikojnë negativisht në sistemin nervor dhe veshkat.

Përgatiti Orjona Tresa / Burimi: fattidalweb.com

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top