Marrëdhënie

August 29, 2018 | 10:39

E vërteta e marrëdhënies së Al Banos me Romina Power, deklarata të papritura

Dikur në kulmin e suksesit, ndërsa trendi i sotëm duket se i ka lënë ca pas dore. E për të mos mbetur kaq mbrapa me kohën, mesa duket dhe ata e kanë kapur fillin e një marketimi të mirë. Kjo, për t’i qëndruar sërish ekranit me figurë dhe zë, duke mos ia zbehur lartimin e dikurshëm. Ky lloj spostimi mesa duket nuk i ka pëlqyer çiftit më të famshëm në vitet ’80, duke na u rikthyer edhe një herë me praninë e tyre me lajme të pafundme që qarkullojnë në median italiane.

albano-romina-1-1Pas zërave për largimin e Al Banos nga muzika, për jetën e tij private me ndarje, bashkime e ribashkime, mesa duket, çifti i njohur italian Al Bano dhe Romina, u ka pëlqyer të qenit në qendër të vëmendjes, duke prodhuar si pakuptim lajme çdo ditë.

Është çifti më i përfolur i shoubizit italian. Kështu hapën titujt e lajmeve, Jemi duke folur pikërisht për ata të dy, luanin e Cellino San Marco dhe Power. Al Bano Carrisi dhe Romina, pak ditë më parë, janë parë duke darkuar të dy bashkë. Dhe thashethemet e para i përhapi ekskluzivisht, revista e përjavshme “Gente”, e cila i ka raportuar mes fotosh të qeshur dhe të lumtur së bashku.

albano-romina-5-1Carrisi dhe Power janë fotografuar në një hotel në Rimini ku ishin për një turne: ajo zgjodhi pjatën e saj nga bufeja e hapur e restorantit, pastaj Albano i afrohet në krah. Dy këngëtarët, të ulur në tryezë për të ngrënë darkë, janë krejtësisht vetëm si burrë dhe grua.

Disa javë më parë, e përjavshmja “Chi” kishte cituar një status të Al Banos: “Vetëm për hir të së vërtetës dua të sqaroj se kjo darkë, si shumë të tjera gjatë një angazhimi të përbashkët pune, nuk kishte të bënte me asnjë lloj romance”. Po tani?

albano-rominaNdërkaq, nga këndvështrimi profesional, Al Bano sqaron: 15 nëntorin e shkuar për tërheqjen e tij më 31 dhjetor. Tetë muaj më pas, ai është akoma aktiv, çka na bën të mos përjashtojmë dhe nënkuptimet e medias italiane për një lidhje të mundshme: “Më duhet të kujdesem për akordet e mia vokale, sepse i kam masakruar për 75 vjet”, shpjegoi Al Bano për ‘Il Mattino’. “Do të mbaroj angazhimet këtë vit dhe pastaj do të shihni nëse do të kthehem apo do të më duhet të ndalem. Nuk varet nga unë, por nga Perëndia e mirë. Këndimi është një dhuratë nga qielli, do të ishte e vështirë, shumë e vështirë …” .

Përgatiti Orjona TRESA / Burimi caffeinamagazine.it

 

© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

MARKETINGU:
Agjente Marketingu:
Erinda Topi: 0688019400
E-mail: [email protected]

© Revista Psikologjia. Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.

To Top