Ndoshta dikush nga ju, e mbani mend aktorin James Coburn. Ai mori pjesë në 70 filma madje është vlerësuar edhe me çmim Nobel. Por për dy dekada u dëshpërua nga marrja e medikamenteve të ndryshme për të trajtuar artritin reumatoid. Gjatë një interviste, në ABCNEWS prill 1999, ai u shpreh se mundi të kthehej përsëri në formë, falë një terapie alternative. Për 20 vite provoi gjithçka, por pa sukses. Pastaj në moshën 68- vjeçare, Coburn provoi DMSO ( dimethyl sulfuroxide). Dr. Ronald Lawrence, mjeku i këtij aktori u shpreh se DMSO ka efekt antiinflamator në zonën e kyçeve, rrit qarkullimin e gjakut dhe relakson muskujt.
Gjithçka filloi kur emisioni i famshëm CBS Tv show ’60 minutes’, bëri një reportazh ku ekspertët e farmacive pranuan se nuk mund ta patentonin këtë përbërës, pasi nuk fitonin shumë prej tij.
Më e veçanta e kësaj substance është se çliron dhimbjet brenda 54 sekondave dhe nuk lë efekte anësore. Në anën tjetër, shumë nga personat më të pasur dhe më të famshëm në botë, duke përfshirë edhe yjet e Hollywood-it, kanë përdorur dhe vazhdojnë t’i përdorin për çlirimin e dhimbjeve. Si për shembull atletët sportivë si Sandy Koufax, Jim Palmer, Tommy Lasorda, Dallas Kowbojs, Oakland Raiders etj . Rekomandohet edhe nga disa doktorë të famshëm si dr. Oz, dr. Mercola, dr. Julian Whitaker, dr. Al Sears etj. Gazeta New York Times bëri një artikull për këtë substancë. Madje edhe Harvard, Majo clinic dhe Cleveland clinic, vlerësuan këtë zbulim.
Por si funksionon? Virtualisht, fik dhimbjen si me dorë. Si një çelës drite. Nga kjo substancë aplikohen disa pika në vendin ku keni dhimbje dhe brenda pak sekondash, dhimbja zhduket. Por si është historia e DMSO? Mike Wallance intervistoi në emisionin ’60 minutes’ dr. Stanley Jacob, i cili live gjatë emisionit, aplikonte këtë substancë dhe shihej efekti brenda 54 sekondash. Në emision u transmetua edhe rasti i një pianisteje që me vite vuante nga artriti dhe pas aplikimit me DMSO, filloi të luante në piano ‘ si e çmendur’. Pas këtij emisioni, të gjithë blenë këtë substancë natyrale, por kompanive farmaceutike po ju binte fitimi, pasi kjo kushtonte shumë lirë, prandaj e nxorrën nga tregu dhe nuk e patentojnë më. Në Cleveland clinic Foundation, ekspertët dhe mjekët atje, vazhdojnë të përdorin DMSO, duke u shprehur shumë të kënaqur me efektin e saj ‘ para syve’. Përdoret për çdo lloj inflamacioni. Kjo sepse DMSO ka strukturë molekulare unike dhe penetron në të gjitha shtresat e lëkurës dhe deri në inde. Ai vepron si një përbërës i jashtëzakonshëm i sistemit të shpërndarjes duke çuar mentolin dhe camphorin( përbërës të DMSO), shumë shpejtë në inde, kyçe dhe muskuj./Mësimet e Diolës
© Nuk lejohet riprodhimi i shkrimeve pa vendosur autorësinë e revistës "Psikologjia" dhe pa cituar burimin.